Konfirmimi i gjetjes së një burimi të suksesshëm nafte të cilësisë së lartë, nga kompania Shell-Petromanas për ish kryeministrin, Sali Berisha është një lajm i mirë dhe i madh. Ish kreu i qeverisë, Berisha nëpërmjet një mesazhi në Facebook shprehet se ky investim prej 60 milione eurosh u be ne nje zone ne te cilen nje gjigand nafte kishte shpenzuar me pare, por pa sukses, rreth 100 milone dollare.
“Studimet me mjetet e teknologjise me te larte dhe veçanerisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit te pusit beri te mundur suksesin e rendesishem. Kompania parashikon nje seri shpimesh te tjera me optimizem real ne zonen e Shpiragut dhe rreth saj.”- shprehet Berisha.
Burimi i pusit të ri është me një kapacitet fillestar 1300 fuçi ne 24 ore.
Mesazhi i plotë i Berishës
Te dashur miq, nje lajm i madh i mire vjen nga kompania Shell-Petromanas. Pas tre vitesh studimi te gjithanshem dhe shpimi te sukseseshem te pusit Shpirag 2 konfirmohet gjetja e nje burimi te rendesishem te ri nafte te cilesise se larte (nafte e lehte) me nje kapacitet fillestar 1300 fuçi ne 24 ore. Ky investim prej 60 milione eurosh u be ne nje zone ne te cilen nje gjigand nafte kishte shpenzuar me pare, por pa sukses, rreth 100 milone dollare.
Studimet me mjetet e teknologjise me te larte dhe veçanerisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit te pusit beri te mundur suksesin e rendesishem. Kompania parashikon nje seri shpimesh te tjera me optimizem real ne zonen e Shpiragut dhe rreth saj.
Duke falenderuar me mirenjohje te thelle dhe uruar perzemersisht drejtuesit, inxhinieret, tekniket dhe punetoret e Shell-Petromanas per kete sukses qe gezon te gjithe shqiptaret le te urojme qe burime te tjera nafte dhe gazi te gjenden dhe Shqiperia, qe ende ka fushen naftembajtese me te madhe ne kontinent, te behet nje nder vendet kryesore ne prodhimin e hidrokarbureve ne Europe. Urime!!