Kanë përfunduar ndeshjet e katërta në grupe në Champions League. Ndeshjet e natës së dytë kanë dhuruar shumë emocione. Pavarësisht se luhej Barcelona-Milan, një pjesë e madhe e tifozëve në të gjithë botën e kishin vëmendjen në ndeshjen mes Dortmundit dhe Arsenalit.
Super sfida ka përfunduar me fitoren e miqve nga Londra që i kanë kthyer reston ekipit gjerman, pasi u mori fitoren në minutat e fundit në Angli në ndeshjen e parë. Super sfida ka realizuar të gjitha pritshmëritë duke e kthyer fushën gjatë 95 minutave në një betejë të vërtetë.
Ndeshja u vendos nga një gol i Ramsey-t në minutën e 62, vendasit tentuan pa reshtur deri në fund, por nuk e gjetën rrugën e rrjetës. Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli me shumë vështirësi arriti të merrte tre pikë me Marsejën. Arsenali dhe Napoli kryesojnë grupin, ndërsa Dortmundi zbret në vendin e tretë.
Barcelona ashtu sikur pritej ka fituar me Milanin duke shënuar katër gola, njërin prej të cilëve në portën e tij dhe tre në portën e Abiatit. Ndërsa Ajaksi ka fituar me Sëlltikun. Me këtë ndeshje grupi bëhet akoma më i ndërlikuar për ekipet që luftojnë për vendin e dytë.
Çelsi ka fundosur Shalken 3-0 me dy gola të Eto dhe një të Demba Ba. Baseli ka barazuar me Steauan, Zeniti ka barazuar me Porton, ndërsa Atletiko ka shkatërruar 4-0 Austrinë e Vjenës.