Pasi kanë dalë nga shtëpia e Big Brother, Elisona ka deklaruar se arsyeja se përse publiku ka zgjedhur që t’i nxjerrë ata nga shtëpia është se ata të dy nuk po funksiononin si çift.
Por kur Elisona është pyetur nëse do të vijojë më lidhja e saj me Donaldin jashtë shtëpisë së Big Brother ajo ka deklaruar se do të marrin një hapësirë të madhe për të kuptuar se çfarë do të bëjnë.
“Brenda shtëpisë kuptuam që jemi shumë ndryshe”, u shpreh ajo duke nënkuptuar edhe ndarjen nga Donaldi.