Gazeta prestigjioze britanike “Guardian” ka botuar dje 100 gratë më frymëzuese në botë. Në këtë listë ekspertët e kësaj gazete kanë futur femra nga të gjitha fushat, nga fusha e politikës, artit, kulturës e deri tek sporti.
AKTIVISTE
Franny Armstrong
Prodhuese filmash, aktiviste ambientaliste dhe themeluese e fushatës “10:10”
Helen Bamber
Themeluese e Fondacionit Mjekësor për Kujdesin e Viktimave të Torturës dhe aktiviste për të drejtat e njeriut.
Camila Batmanghelidjh
Themeluese e “Kid’s Company”, që ofron kurse praktike, emocionale dhe edukimi për fëmijët e dhunuar.
Shami Chakrabarti
Drejtuese e “Liberty”, avokate dhe ish juriste e “Home Office”
Margaret Chan
Drejtuese e “Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, e cila lufton kundër viruseve ndërkombëtare dhe analizon kampionet e sëmundjeve më të vështira dhe epidemive.
Sampat Pal Devi
Lidere e “Gulabi Gang” në Indinë e Veriut dhe vigjilon kundër dhunës ndaj grave.
Shirin Ebadi
Gjykatësja e parë femër në Iran, themeluese e “Qendrës së Mbrojtjes të të Drejtave të Grave” dhe femra e parë muslimane që ka marrë çmimin Nobel për Paqe.
Aparajita Gogoi
Koordinatore “White Ribbon Alliance”, organizatë për femrat dhe nënat në Indi.
Lubna Hussein
Shkrimtare sudaneze dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Madje ajo është edhe gjykuar pse ka veshur pantallona.
Malalai Joya
Politikane nga Afganistani dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që ka treguar kurajo fenomenale.
Wangari Maathai
Ambientaliste dhe politikane nga Kenia, ajo ka fituar Nobelin për Paqe për punën e saj me “Green Belt Movement”
Graca Machel
Ish-ministrja e Arsimit në Mozambik, tani avokate për të drejtat e grave dhe të fëmijëve në Afrikë.
Somaly Mam
Aktiviste në Kamboxhia kundër trafikimit të femrave, është edhe themeluese e “AFESIP”, që shpëton femrat nga shtëpitë publike dhe ndihmon dhe rigjeneron femrat e trafikuara.
Fatema Mernissi
Profesore e Sociologjisë në Universitetin “Mohammed V” në Rabat.
Pragna Patel
Themeluese dhe anëtare e organizatës “Southall Black Sisters” një organizatë që është një pikë referimi organizatat e tjera feministe në Azi.
Lisa Robinson
Nëpunëse shteti që u bë pikëmbështetje për femrat që shikoheshin me sy seksual nga punëdhënësit meshkuj.
Naëal El Saadaëi
Doktoreshë egjiptiane, feministe, lektore në universitete dhe shkrimtare.
Zainab Salbi
CEO dhe themeluese e organizatës “Women for Women International”
Jasvinder Sanghera
Drejtuese e “Karma Nirvana”, një shoqatë që ndihmon viktimat e martesave me forcë dhe dhunën për “nder”
Vandana Shiva
Ambientaliste dhe themeluese e “Diverse Women for Diversity”
ART, FILM, MUZIKË & MODË
Marina Abramovic
Marina Abramovic me performancën e saj jugosllave “Qengji i Bardhë”, artiste e famshme për punët e saj rraskapitëse dhe intime, që janë shndërruar ne legjendë për shkak te durimit, riskut dhe vetë-ekspozimit.
Marin Alsop
Marin Alsop është një nga të paktat femra dirigjente dhe drejtuese orkestre e “Baltimore Symphony Orchestra”
Kathryn Bigelow
Kathryn Bigelow është e para femër që ka fituar çmimin “Oskar” si drejtuesja më e mirë femër gjatë historisë së 82 viteve të ndarjes së çmimeve nga Akademia.
Tacita Dean
Tacita-Dean Turner është nominuar në shumë çmime dhe është nominuar për të mbushur “Tate’s Turbine Hall”
Zaha Hadid
Arkitektja Zaha Hadid është nga Iraku, dhe ka dizenjuar me qindra ndërtesa në të gjithë botën dhe së fundi fitoi çmimin “Stirling”.
Angelique Kidjo
Angelique Kidjo është ylli afrikan e nderuar me shumë çmime “Grammy” dhe cilësohet si një divë, ajo është zëdhënëse politike dhe drejton një fondacion arsimor.
Lady Gaga
Lady Gaga, yll i padiskutueshëm dhe ajo është ikona e popit për brezin e Tëitter-it.
Madonna
Mbretëresha e muzikës që di të shpikë veten. Edhe pse është 50 vjeç është ende këngëtarja numër një në botë.
Stella Mcartney
Dizajnuese e famshme, që suksesin e ka plotësisht të merituar, duke mos përfituar nga mbiemri i saj dhe lidhjet e shumta.
Mira Nair
Producente filmash. Emri i saj qëndron pas filmave të kalibrit të tillë “The Namesake”, “Amelia and Monsoon Wedding”, filma për të cilat ajo u bë femra e parë që fitoi çmimin “Luani i Artë” në Kanë.
Paula Rego
Artiste e dominuar në “Slade School of Art Turner”
Robyn
Suedezja që këndon në elektro-pop, ajo qëndroi për shumë kohë në krye të klasifikimeve, edhe pse gjithmonë këndonte veshur deri në fyt.
Cindy Sherman
Artiste amerikane, dhe fotografe, e famshme për vetë-portretet, në nocionet e identitetit dhe gjinisë.
Patti Smith
Pioniere e muzikës punk, poete dhe aktiviste politike, thyen mitin e muzikës punk vetëm për meshkuj, dhe kurrë nuk luftoi për famë ose para.
Emma Thompson
Aktore fituese e çmimit “Oskar”, aktiviste për të drejtat e njeriut, dhe së fundi po punon kundër trafikimit seksual të femrave.
Rachel Whiteread
Artiste britanike që e mbushi plot “Tate Turbine” (Tate modern është një galeri moderne arti, gjendet në Londër, Angli. Ajo është e galeri kombëtare e Britanisë të artit modern dhe është Kjo është më e vizituara galeri moderne arti në botë, me rreth 4.7 milion vizitorë në vit)
Xinran
Transmetuesja e parë e Kinës në agoni, dhe autore i “Grave të Mira” të Kinës
BIZNES
Carol Bartz
E para femër CEO e kompanisë Yahoo, e cila është një kompani lidere në botë
Andrea Jung
Është prej 11 vjetësh shefe ekzekutive e kompanisë “Avon”. Për femrat kjo kompani është mjaft e njohur.
Indra Nooyi
Bosja e kompanisë “Pepsi” punon edhe për të drejtat e femrave, minoriteteve dhe është një lidere biznesi.
DREJTËSI
Louise Arbour
Avokate për të drejtat e njeriut, dhe u ka vënë penalizime shumë liderëve nga Kirgistani deri në Sudan për abuzime me fuqinë e tyre politike.
Brenda Hale
E para femër dhe më e reja gjykatëse që u bë një lorde e ligjit. Hale tani është e vetmja femër që është pjesë e Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe.
Helena Kennedy
Avokate për të drejtat e njeriut, që punoi kundër diskriminimit seksual përpara që të bëhej deputete në Dhomën e Ulët.
Gareth Peirce
Avokate që luftoi kundër gabimeve gjyqësore dhe femra që ndryshoi historinë e gjykimit.
Jayshree Satpute
Avokate për të drejtat e njeriut, po punon në Indi duke ndihmuar femrat e varfra që rrezikojnë të vdesin gjatë lindjes.
Judge Sonia Sotomayor
Gjykatës e Gjykatës Supreme, ajo e përdori eksperiencën e saj për të ndihmuar botën e vërtetë me ligjet e saj.
POLITIKË
Aung San Suu Kyi
Është lidere e një partie pro-demokratike në Burma. Ajo ka frymëzuar botën me rezistencën e saj paqësore ndaj diktaturës brutale.
Michelle Bachelet
Ish-President dhe ministre e Mbrojtjes në Kili, tani është koka drejtuese e “UN Women”
Gro Harlem Brundtland
Një grua me një CV të jashtëzakonshme: ish doktoreshë, kryeministre e Norvegjisë dhe drejtuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hillary Clinton
Sekretarja e Amerikane e Shtetit ka habitur kritikët e saj, duke u bërë më e famshme se kurrë.
Harriet Harman
Është gruaja lidere e partisë “Labour”, deputete, kryeministre dhe e para femër zëvendësprokurore e përgjithshme.
Ellen Johnson Sirleaf
Presidente Liberisë, dhe përgjegjëse për investigimin e krimeve të luftës.
Christine Lagarde
Ministrja e Financave në Francë. E para femër që është emëruar në këtë rol në një vend të G8-ës
Angela Merkel
Kancelaria e Gjermanisë, që është padyshim femra politikane më e fuqishme në botë.
Ngozi Okonjo-Iweala
Ish drejtuese e financave në Nigeri, tani drejton Bankën Botërore.
Dilma Rousseff
Kur ishte adoleshente, ishte pjesë e grupeve guerile socialiste, duke provuar burgun dhe torturat, tani është e para Presidente femër e Brazilit.
Margaret Thatcher
E para kryeministre femër e Britanisë, ajo nxori një rrugë të re politike në botën mashkullore politike, duke e ndryshuar rrënjësisht mendimin tonë për femrat në politikë.
SHKENCË DHE MJEKËSI
Hawa Abdi
Dr. Hawa Abdi është femra e parë gjinekologe në Somali. Ajo tani po përdor paratë e saj për të ndërtuar një spital të vogël.
Jocelyn Bell Burnell
Astrofizikane që zbuloi pulsarin e parë dhe është edhe femra e parë që u bë presidente e Institutit të Fizikës.
Athene Donald
Një eksperte për strukturën “e butë” të materias. Kërkimet e saj janë një revolucion për kurimin e sëmundjes së Alzheimer.
Fabiola Gianotti
Drejtuese e një ekipi të famshëm fizikanësh që janë duke punuar në Cern.
Jane Goodall
Doktoreshë dhe aktiviste për mjedisin, ajo ka drejtuar një eksperiment rreth majmunëve, duke e bërë edhe më të fortë rrjedhjen e njeriut nga majmuni.
Molly Stevens
Profesore Biomedikale e materieve rigjeneruese.
Susan Ëicklund
Doktoresha e aborteve, ka qenë e detyruar që gjatë punës së saj të mbajë një pistoletë dhe të vishte një jelek anti-plumb për të ruajtur veten nga protestuesit në klinikën e saj në Montana.
SPORT & AVENTURË
Rebeça Adlington
Në vitin 2002, femra e parë që fitoi dy medalje Olimpike në not,
Arlene Blum
Alpinistja Arlene Blum është e para femër amerikane që ka është ngjitur në malin Everest
Karren Brady
Zëvëndës drejtuese e ekipit të futbollit “West Ham United” që u bë kampione në futbollin për femra.
Eileen Collins
Astrountja amerikane që u bë femra e parë pilote në hapësire dhe femra e parë që drejtoi ekipin e nj anijeje hapësinore.
Cathy Freeman
E para atlete aboriginale që fitoi një medalje Olimpike.
Tanni Grey-Thompson
Kampionia më e madhe britanike e paralizuar, ajo e ndryshoi njëherë e mirë perceptimin për sportin e të paralizuarve.
Kelly Holmes
Sprintisja Kelly Holmes, është e para olimpiste britanike që ka fituar dy medalje ari.
Ellen MacArthur
Lundruesja e famshme që ka thyer çdo rekord të mundshëm në sportin e lundrimit.
Martina Navratilova
Një nga tenistet më të mëdha që ka njohur botë, dhe aktiviste për të drejtat e gay-ve.
Hope Poëell
Menaxhere e ekipit të futbollit të Anglisë, që këtë vit me skuadrën e saj e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë.
Caster Semenya
Atletja e re që fitoi gjithçka në garat e vrapimit, pavarësisht se u përqesh se ishte femër me organe mashkullore.
Venus Williams
E parë femër me ngjyrë që është bërë numri një i tenisit në erën moderne.
TEKNOLOGJI
Martha Lane Fox
Sipërmarrëse që themeloi “lastminute.com” dhe është duke drejtuar një fushattë qeveritar për njerëzit për njerëzit “virtualë”
Juliana Rotich
Një blogger-e profilike që ka themeluar “Ushahidi.com” që zbulon dhunën në botë dhe krizat në të gjithë botën.
TELEVIZION
Cerrie Burnell
Prezantuese televizive, edhe ose kokën nuk mund ta lëvizë dot kurrë nga një sëmundje.
Rachel Maddow
E vetja lesbike e deklaruar në SHBA që drejton një edicion kryesor lajmesh.
Miriam O’Reilly
Prezantuese televizive që ishte e para që fitoi një betejë me BBC-së kundër diskriminimit.
Oprah Winfrey
Prezantuese talkshoë, aktore dhe filantropiste, ajo nuk është e kënaqur me pushtimin e SHBA-së, por tani do që të pushtojë të gjithë botën.
Victoria Wood
Fituese e “Baftas”, komediane dhe shkrimtare, ka humor në çdo orë që jeton.
SHKRIMTARE DHE AKADEMIKE
Maya Angelou
Shkrimtare, akademike, aktiviste. Ajo ekperiencën afrikano-amerikane e përdori në letërsi.
Margaret Atëood
Noveliste, u bë e famshe me “The Handmaid’s Tale” një histori që flet për një pa feminizëm.
Judith Butler
Një akademike superstar që ka influencuar me punën e saj shumë akademikë në botë.
Carol Ann Duffy
Carol Anne Duffy është poetja e parë femër e lauruar në 2009-ën.
Eve Ensler
Aktiviste, artiste dhe shkrimtare mjaft me potencial.
Susan Faludi
Historiane dhe analiste politike, duke u bërë një nga historianet femra më të zonja në botë.
Germaine Greer
Akademikja që ka pozuar para mediave në Melburn, ajo ka ndryshuar rrënjësisht disa mendime për femrat.
Shere Hite
Studiuesi seksi, që me kërkimet e saj theu mitin që femrat mund të kalojnë vetëm një orgazëm gjatë aktit seksual.
Lynda La Plante
Skenariste e “Prime Suspect”, që është një vizion brilant për një grua.
Doris Lessing
Pioniere e emancipimit femra, pastaj kaloi një gjysmë shekulli duke u përpjekur të shkundë statusin e “ikonës feministe”
Onora O’Neill
Filozofe e famshme në Kembrixh
JK Rowling
Shkrimtarja e serive të Harry Poter. Me këtë libër ajo ka frymëzuar me miliona lexues.
Arundhati Roy
Fituesja e çmimit “Booker prize” dhe një ndër polemistet më të mira indiane.
Marjane Satrapi
Autore e një libri për rininë iraniane.
Jessica Valenti
Pioniere logu që aktivizoi feminizmin online.
Alice Ëalker
Aktiviste gjatë gjithë jetës politike dhe sociale, me romanin Color Purple fitoi çmimin Pulitzer
Mary Warnock
Filozofe dhe shkrimtare, dhe është një përkrahëse e vendosur e eutanazisë të legalizuar