Home Aktualitet Urdher arresti per Dorian Çollakun, burrin e mbeses se Fullanit

Urdher arresti per Dorian Çollakun, burrin e mbeses se Fullanit

674
0

banka_e_shqiperise_bitrajIsh-Drejtori i Qendrës së Emisionit Dorian Çollaku, burri i mbesës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është urdhëruar të ndalohet nga policia e kryeqytetit, ne lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.

Mësohet se urdhri i Prokurorisë për ndalimin e Çollakut është lëshuar pasi ai akuzohet për ‘”shpërdorim detyre” të ngritur nga njësia hetimore Task-Forcë. Ish-drejtori i Thesarit të shtetit në Linzë, është shkarkuar 4 ditë më parë nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, së bashku me Eduard Sinanin, ish-drejtor i Departamentit të Sigurisë.

Sipas prokurorisë së kryeqytetit Çollaku është bashkëfajtor në vjedhjen e Thesarit të Shtetit, pasi nuk ka respektuar siç duhet rregulloren dhe nuk ka kryer funksionin e tij si drejtor i Thesarit të Shtetit. Çollaku ka hyrë në Departamentin e Emisionit në muajin shtator 2011, dhe është marrë në punë me firmën e Ardian Fullanit.

​Mësohet se pas lëshimit të urdhrit të ndalimit nga prokurori i çështjes Ramadan Troci, një grup efektivësh kanë shkuar në banesën e tij, për ta arrestuar por në fakt dera e apartamentit ka rezultuar e mbyllur.

Për pasojë është kontaktuar në telefon vetë Dorian Çollaku, i cili gjatë bisedës me policinë, i ka pohuar se nuk ishte në dijeni të urdhrit të ndalimit nga prokuroria e Tiranës. Më tej Çollaku ka shtuar se ai nuk ndodhej në Tiranë, pasi ishte me pushime në zonën e Jugut. Pas kësaj bisede Dorian Çollaku u ka premtuar efektivave të policisë, se do udhëtonte në drejtim të Tiranës, ku pritet të dorëzohet vetë para organeve të drejtësisë

Nga ana e saj Prokuroria nuk ka dhënë asnjë koment për urdhër ndalimin ndaj Çollakut, ndërsa shprehet se hetimet vijojnë të jenë të hapura

Kështu brenda dy javësh pas këtij skandali, shkon në 10 numri i personave të dyshuarve për këtë skandal. Deri më tani policia e shtetit ka arrestuar 9 persona lidhur me skandalin e vjedhjes së thesarit, ndërsa gjykata dha ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në dëshminë e tij, i arrestuari Ardian Bitraj ka treguar se vjedhjen në bankë e ka kryer qysh prej vitit 2011, dhe se këtë veprim e ka kryer edhe për shkak të mos aftësisë së drejtorit të ri, për ta kontrolluar situatën brenda në Thesarin e Shtetit. Për të hedhur dritë mbi mënyrën, veprimet dhe përcaktuar rolin e secilit prej personave që kanë pasur në përgjegjësi ruajtjen dhe më pas shkatërrimin e stokut të parave të dala jashtë qarkullimit, është pyetur nga prokurorët Dorian Çollaku. Ky i fundit ka pranuar se ka pasur nën varësi, dy shtetasit e arrestuar Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, dhe ka shpjeguar funksionin dhe detyrat e tij. Teksa është pyetur nga prokurorët se ai ishte në dijeni të mungesës së parave, Çollaku ka pohuar se nuk kishte dijeni dhe askush nga eprorët nuk kishte njoftuar për veprimet e Ardian Bitraj.

Oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, zbarkuan ditën e djeshme në Repartin e Thesarit të shtetit në Linzë ku kanë sekuestruar një sërë dokumentacionesh si dhe të tjera pamje filmike dhe dëshmi nga stafi për interes të hetimeve të nisura tashmë.

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, ka tronditur opinionin publik, të cilët prej dy ditësh kanë protestuar përpara këtij institucioni ku kërkojnë largimin e guvernatorit Ardian Fullani. Nga ana tjetër kreu i KLSH ka lëshuar një urdhër auditi ndaj Bankës së Shqipërisë.

Vjedhja në BSH u zbulua më 21 korrik, kur Banka kallëzoi dy punonjës të saj, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të cilët u arrestuan nga policia.

Fullani frikë nga media mbyll derën për raportin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani pritet të zhvillojë sot një takim në ambjentet e Hotel Tiranës, ku do të prezantojë Raportin e Politikës Monetare të bankës. Mësohet se takimi do zhvillohet në orën 10:30, ndërkohë që vetë Banka e Shqipërisë njofton se takimi do zhvillohet me dyer të mbyllura. Raporti bën fjalë për tremujorin e dytë të vitit 2014, por që ende nuk dihet arsyer se pse këtë herë ndryshe si zakonisht Banka e Shqipërisë ka zgjedhur të mbyllë dyertë për mediat dhe publikun. Prej tre ditësh përpara zyrave qëndrore të Banka e Shqiperise janë duke u zhvilluar prostesta nga shoqëria civile, duke kërkuar dorëheqjen e Fullanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here