Home Shendetesi Peshkopi, 100 persona te helmuar nga embelsirat

Peshkopi, 100 persona te helmuar nga embelsirat

1118
0
Spitali i Peshkopise

Rreth 100 persona, mes tyre 50 fëmijë janë helmuar në Peshkopi.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Peshkopisë ku spitali rajonal është populluar prej 3 ditësh nga pacientë të rritur e të mitur me dhimbje të forta në bark e të vjella.

Aktualisht numri i të shtruarve në spital është 45 persona, 15 prej tyre fëmije.

Nga informacionet që vijnë nga spitali rezulton se 50 prej të helmuarve janë fëmijë ku 15 prej tyre janë hospitalizuar dhe pjesa tjetër janë larguar për t’u trajtuar në shtëpi.

Dyshimet, u helmuan nga torta
Dyshimet e para flasin se helmimi ka ndodhur pasi rezultoi se pacientet kishin konsumuar ëmbelsira.
Sipas informacioneve të marra, personat janë helmuar nga konsumimi i embëlsirave të blera në një pasticeri në Peshkopi.

Drejtori i Spitalit te Peshkopise: Shkaku pas analizave
Beqir Bici, drejtori i spitalit rajonal të Peshkopisë sqaron se bëhet fjalë për raste intoksikimi me burim ende të pashpjegueshëm. Sipas tij, dhjetra persona prej disa ditësh janë paraqitur në spital dhe simptomat kanë qenë të njëjta, dhimbje barku, të vjella, diarre, marrjen mendsh. Por Bici siguron se situata për momentin është në monitorim të plotë dhe po bëhen analizat për të gjetur shkakun e vërtetë të helmimit.

Bici thekson se personat e mbërritur në spital janë nga fshati e qyteti.

Situata në spital është e monitorueshme. Kjo ka filluar prej disa ditësh, që nga e hëna e vijon edhe sot.
Pa dalë analizat laboratorike nuk jemi në gjendje të themi cili është shkaku. Nga të dhënat që kemi ne personat janë të ndryshëm, nga qyteti dhe nga fshatrat, flitet per shenja intoksinimi.
Gjendja është e stabilizuar, personat po monitorohen vazhdimisht. Analizat do të dalin së shpejti.
Kemi kontaktuar me policinë dhe po merr masat
“.

Pezullohet puna në një pasticeri
Pacientët e mbërritur në spitalin e Peshkopisë janë pyetur gjerë e gjatë mbi aktivitetin e kryer para se të pësonin helmimin. E përbashkëta në rrëfimin e tyre ishte se të gjithë kishin konsumuar ëmbëlsira pak minuta para se të helmoheshin. Ata dhanë dhe emrin e pasticerisë, ndërsa autoritetet përkatës kanë bërë pezullimin e punës në ambientet e ëmbëltores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here