Home Sociale Nishani shtron iftar per komunitetin mysliman

Nishani shtron iftar per komunitetin mysliman

622
0

Presidenti Bujar Nishani dhe zonja e parë Odeta Nishani shtruan një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit.

Në fjalën e tij në këtë darkë, kreu i shtetit vlerësoi sakrificën e besimtarëve myslimanë shqiptarë, e cila sipas tij, përmes përkushtimit dhe përuljes shfaqi vullnetin dhe dëshirën si tregues të forcës së besimit.

Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu rolin e komunitetit mysliman shqiptar dhe udhëheqësve të tij fetarë, duke i cilësuar ata atdhetarë e patriotë, por dhe përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, që kanë mbajtur gjithmonë gjallë harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

Previous articlePeshkopi, 100 persona te helmuar nga embelsirat
Next articleDemi Rose shfaqet topless ne Ibiza

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here