Home Aktualitet Fabiola Hysenbelliu martohet ne nje ceremoni madheshtore

Fabiola Hysenbelliu martohet ne nje ceremoni madheshtore

3123
0

Është një nga ato histori dashurie, që ne i shohim nëpër filma, ku romancat mes dy protagonistëve na bëjnë të ëndërrojmë. Por Fabiola Hysenbelliu, vajza e vetme e presidentit të “Hysenbelliu group”, zotit Irfan Hysenbelli, nuk ka pasur nevojë të ëndërrojë gjatë për princin e saj të kaltër, pasi e ka gjetur atë që në moshën 17-vjeçare. Dhe sot, pas dhjetë vitesh dashuri, fejesë dhe bashkëjetesë, ka vendosur të veshë fustanin e bardhë të nuses. Katër ceremoni dasmash ka preferuar të bëjë Fabiola, duke u përpjekur që në ditën më të bukur të jetës së saj të mos lërë pa ftuar askënd nga të afërmit dhe miqtë e saj, që me sa duket janë të shumtë. Pasi ka organizuar një ceremoni në Londër, me miqtë e çiftit atje, atmosfera e festës është zhvendosur në Tiranë, ku deri të dielën do jenë bërë edhe tri ceremoni të tjera: një në Rogner, një në Sheraton dhe një tjetër tek Xibraku. Të ftuar krahas të afërmve, do jenë dhe miqtë e familjes Hysenbelliu. Si një biznesmen i njohur në vend, zoti Hysenbelliu ka ftuar në një nga ditët më të gëzuara të jetës së tij politikanë të të gjitha ngjyrave partiake, personalitete të biznesit, të botës së medias, ambasadorë etj. Ndërsa nga Londra do të vijnë 15 miq të çiftit.
Për dasmat e Fabiolës është menduar gjithçka deri në detaje. Katër fustanë nusesh shumë elegantë por dhe tradicionalë, dy ngjyrë pana dhe dy të bardhë të firmave të njohura “Max Mara” dhe “Pronovia”, koktejle me verë Gaia dhe shampanjë Domperigno të shoqëruara me fruta deti, për t’u zhvendosur më pas te tavolinat ku i pret një meny e pasur. Natyrisht çdo ceremoni ka tortën e saj. Edhe muzika do të jetë e larmishme. Në dasmat e Fabiolës dhe Rigelsit do të këndojë Juliana Pasha, Olta Boka, Kejsi Tola, NRG Band, si dhe do të performojë trupa e baletit e drejtuar nga Albi Nako.
Historia e dashurisë
Ka qenë 17 vjeç kur ka takuar Rigels Ballën. E ka njohur sepse ai është vëllai i shoqes së saj të ngushtë (aso kohe 23 vjeç) dhe janë dashuruar menjëherë. Megjithatë, për ta shkolla dhe më pas karriera kanë qenë pikësynimet kryesore. Kur Fabiola shkoi në Londër për studimet e larta dhe master, Rigelsi shkoi gjithashtu për master dhe më pas filloi punë në Ambasadën tonë atje. Ky ka qenë dhe momenti kur Fabiola dhe Rigelsi kanë filluar bashkëjetesën. Më pas, të dy janë rikthyer në Tiranë, ku Fabiola ka filluar punë në biznesin e të atit duke u bërë krahu i tij i djathtë, ndërkohë që Rigelsi punon drejtor infrastrukture në Bashki. Ky ka qenë momenti kur çifti ka vendosur të fillojnë jetën si të martuar, duke pohuar se gjithçka e kanë planifikuar më së miri, pasi çdo hap i rëndësishëm në jetë kërkon momentin e duhur. Ne i urojmë çiftit jetë të lumtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here