Home Aktualitet Didi akuzon Prokurorine: “Nuk ka sjelle mjaftueshem prokurore”

Didi akuzon Prokurorine: “Nuk ka sjelle mjaftueshem prokurore”

627
0

artan-didiKur tashmë policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit të Lazaratit, në 5 ditë aksion masiv dhe “luftë” me grupet kriminale që kanë qëlluar ndaj forcave speciale, beteja duket se nuk ka qenë vetëm me “çrrënjosjes” e drogës….aty janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda , municionesh, mitroloze, antitanqe…dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit, të cilësuar deri dje si “Republika e kanabisit”.

Në komunikimin e parë me mediat në këtë ditë të 6 të aksionit antikanabis, i veshur me antiplumb në krye të udhëheqjes së forcave të policisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit hodhi akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, se nuk ka sjellë mjaftueshëm njerëz për të ndjekur vijimin e këtij aksioni me mbledhjen e provave dhe hetimin e tyre. Me prokurorë të gatshëm dhe me një prokuror të Krimeve të Rënda, sipas Didit është e pamudur të vijohet.

Kryepolici Didi tha se policia do të realzojë objektivat e saj deri në fund për ta mbyllur aksionin sa më shpejt me vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe me asgjesimin e të gjttha rrënjëve të kanabisit…por sipas tij, prokuroria duhet të tregohet e gatshme për t’i mbështetur në hetime dhe se çështja tashmë nuk i takon vetëm veprimeve policore, por edhe veprimeve procedurale që drejtohen nga Prokuroria.

“Prokuroria vazhdon me të njejtin ritëm…e gjithë policia është në këmbë në të gjithë këtë zonë të mbushur me aktivitet kriminal, që lidhen me krimin, me armë, me mitrolozë, me predha, bimë narkotike, bimë që janë që nga viti i kaluar në pako…kur vjen puna policia ka mbetur vetëm. Ecuria e operacionit lidhen shumë me veprime provcedurale të cilat i drejton Prokuroria. I bëj thirrje Prokurorisë të tregohet më e gatshme për të na mbështetur në hetime. Jemi të përkushtuar për ta mbyllur sa më shpejt këtë aksion. Unë kam komunikuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po s’kam mundur të komunikoj dot me Prokurorin e Përgjithshëm. Me një prokuror nuk kemi çfarë të bëjmë këtu. Ky operacion duhet të dalë me sukses duke u bërë të gjitha veprimet edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë, jo vetëm nga veprimet policore”, tha Didi nga Lazarati, të trasnmetuar Live në A1 REPORT përmes Skype.

Si u arrit deri në “pushtimin” e Lazaratit

“Pushteti” i kanabisit në fshatin e konsideruar “të pakrekshëm” nga Policia e Shtetit dhe “peng” të grupeve kriminale, ra! Janë dashur 5 ditë aksion intensiv antikanabis të forcave speciale, përballë një bande trafikantësh dhe tashmë Lazarati është tërësisht nën administrimin e forcave të rendit të shtetit shqiptar.

Kontrollet në cdo banesë dhe territor të Komunës së Lazaratit vijonë edhe gjatë ditës së 6 të këtij aksioni, për të zbuluar dhe më tej asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike. Por në misionin e operacionit të Polcisië mbetet dhe kapja e grupeve kriminale që qëlluan me armë ndaj forcave speciale.

Gjatë së premtes policia gjeti në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit të Lazaratit një antitank, një mitraloz dhe një sasi të madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.

Ashtu si asnjëherë më parë në çdo pjesë të territorit të Lazaratit të rrethit të Gjirokastrës, është prezente Policia e Shtetit duke ofruar rend dhe siguri për banorët, të cilët gjatë ditëve të këtij superaksioni përcillni apelin për t’i dhënë fund kësaj “lufte” dhe për të arrestuar banditët, të cilët nga nisja e aksionit bënë rezistencë të armatosur kundër Policisë së Shtetit. Zëri i tyre u përcoll përmes televizionit A1 REPORT, i cili në një transmetim maratonë LIVE në këto ditë, solli për teleshikuesit atë se çfarë ndodhte në fshatin jugor më të madh në vend. Mbrëmjen e djeshme, efektivët e policisë kanë pasur nën kontroll të gjithë zonën e komunës së Lazaratit, edhe pse një pjesë e trafikantëve që kanë qëlluar policinë nuk janë kapur ende. Në këtë operacion u përdorën rreth 60 automjete policie.

Pesëmbëdhjetë banditë të dyshuar për sulmet ndaj policisë janë arrestuar, mbi 23 ton kanabis sativa dhe mbi 81 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar në 5 ditë superaksion të Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit në luftën kundër kultivimit të drogës.

Po ashtu nga kontrollet e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat me vila lukzose, janë gjetur 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu, antitank e mitroloz.

Forcat speciale të policisë, të komisariateve, RENEA, FNSH-ve, të Tiranë, Shkodrës, Fierit, ato të DELTA Forcë, të Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, tani kanë nën administrim fshatin për të cilin është folur kaq shumë se do të duhej një kohë e gjatë për ta marrë nën administrim.

Aliko për A1 REPORT: Banditët që qëlluan policinë janë shporrur nga mali
Ora 11:25 Kreu i Komunës së Lazaratit në një intervistë Live për A1 REPORT të mundësuar përmes teknologjisë Skype, tha se grupet kriminale që kanë qëlluar në këto ditë kundër policisë ishin strehuar në këtë fshat, dhe tashmë, siç tha ai, janë “shporrur” nga mali. Ai tha se me ta janë larguar edhe banorë të Lazaratit të cilët i janë bashkuar banditëve të armatosur.

“Doja të falendereoja Policinë e Shtetit për profesionalizmin në këtë aksion. Falenderoj gjithë banorët e ndershëm të Lazaratit që ju përgjigjën pritjen tonë për t’u bërë bashkëpunëtorë të Policisë së Shtetit. Falenderoj median. Për personat e implikuar në Lazarat dhe që qëlluan kundër policisë ata janë larguar në drejtim të malit dhe janë shporrur nga Lazarati”, tha Aliko

Gazetari: Kush është shporrur nga Lazarati?
Unë mendoj që persona që kanë qenë të strehuar në Lazarat dhe persona nga Lazarati që i janë bashkuar atyre, tashmë kanë gjetur vendet e tyre ku i takojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here