Home Aktualitet Lazarat, policia vijon aksionin nga ajri me helikoptere

Lazarat, policia vijon aksionin nga ajri me helikoptere

510
0

helikopter-policie

Intensifikohet aksioni i policisë në Lazarat, ku mesditën e sotme dy helikopterë me Forca Speciale të policisë kanë mbërritur në zonën perëndimore të fshatit, ndërsa mësohet se dy helikopterët po monitorojnë zonën nga nga ajri. Në këtë kuadër, rreth 200 police femra pritet t’i bashkohen aksionit antikanabis në Lazarat. Po sot forcat e policisë gjatë kontrollit në banesën e Lumturi Kolit ka zbuluar dhe asgjësuar 80 kg kanabis sativa. Më herët Lumturi Koli kishte akuzuar policinë për abuzime me kontrollet. Deri më tani policia ka marrë nën kontroll pjesën kryesore të fshatit, ndërsa shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre. Ndërkaq vijojnë kontrollet e rrepta të policisë në postoblloqet e ngritura në hyrje të Lazaratit.

helikopter-policie1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here