Në mungesë të një reagimi zyrtar nga Shqipëria mbi djegien e flamurit kombëtar mbrëmjen e djeshme nga tifozët ultarnacionalistë në Itali, dhjetra të rinj shqiptarë janë mbledhur përpara Ambasadës serbe në Tiranë duke protestuar.
Te rinjte kane djegur flamurin serb. Ata u futen me pas ne zonen e Bllokut, ku vrapuan dhe hodhen parulla duke bllokuar per disa minuta qarkullimin ne kete zone shume te populluar ne oret e mbremjes.
Një organizim që ishte thirrur nëpërmjet rrjetit social Facebook mblodhi dhjetra të rinj, të cilët në përgjigje të tifozëve serb hodhën parrulla “Kosova është Shqipëri” dhe “Shqipëri etnike”
Ky manifestim i paralajmëruar u shoqërua nga forca te shumta policie për të shmangur cdo incident të mundshëm. Serbia i kërkuar falje sot Italisë, për atë që ndodhi mbremë, ndërsa gjesti që fyen shqiptarët është kaluar nga të gjithë në heshtje. (shekulli)