Home Sociale Transporti urban, bileta do te kushtoje 50 leke

Transporti urban, bileta do te kushtoje 50 leke

776
0

unazaÇmimi i biletes do te jete 50 leke. Drafti pritet të nënshkruhet nga palët, ku përcaktohen qartë kërkesat e Ministrisë karshi operatorëve që ushtojnë aktivitetin e tyre në transportin qytetas.

Diskutimit nëse do të ketë ndryshim apo jo të çmimit të biletës për transportin qytetas, duket se po i vjen fundi dhe e vetmja gjë e sigurt është që kostoja do të rritet. Një draft-marrëveshje që po diskutohet mes Shoqatës Kombëtare të Transportit dhe Ministrisë së Infrastrukturës përcakton edhe piketat kyçe se si do të lëvizin çmimet.

Burime konfidenciale shprehen se marrëveshja pritet që të nënshkruhet sot mes palëve, për t’i dhënë fund ngërçit që është krijuar.

Kërkesa e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ishte që bileta e udhëtimit të bëhej 70 lekë, por Ministria ka përcaktuar si tavan maksimal çmimin 50 lekë, në mënyrë që kostoja ndaj qytetarëve të mos rritet.

Nga ana tjetër, bileta e pajtimit mujor, apo abonoja e përgjithshme, nga 1200 lekë do të shkojë 1800 lekë. Aboneja e studentëve pritet që të shkojë nga 600 lekë që është aktualisht, në 900 lekë, kurse abonoja për një linjë, nga 900 lekë parashikohet të shkojë 1400 lekë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here