Home Aktualitet Vret me thikë të dashurin e motrës, pasi tentoi ta perdhunonte

Vret me thikë të dashurin e motrës, pasi tentoi ta perdhunonte

536
0

vrasje-lushnjeNjë 40-vjeçare nga Lushnja vret me thikë të dashurin e motrës, pasi tentoi që ta përdhunonte. Ilirjan Llozi, baba i tre fëmijëve, u godit tri herë pas shpine, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Grabian të këtij rrethi. Menjëherë pas sinjalizimit për krimin, efektivat blu kanë vënë në pranga Daniela Meçanin. Gjatë marrjes në pyetje, nëna e tre fëmijëve ka deklaruar se e goditi për vdekje 43-vjeçarin për t’u vetëmbrojtur.

NGJARJA
Rreth orës 06:30, Daniela Meçani u ka bërë gati mëngjesin fëmijëve dhe ka shkuar tek kasollja e bagëtive që ndodhet rreth 200 metra larg banesës së saj. Ndërsa ka qenë duke mjelur lopën, në kasolle është futur Ilirjan Llozi. Mësohet se ky i fundit ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me fqinjën e tij. Por gruaja ka rezistuar dhe në përleshje e sipër ajo e ka goditur me thikë. Për pasojë, Llozi ka mbetur i plagosur rëndë.

Ulërimat e 40-vjeçares në kasollen e bagëtive kanë alarmuar fqinjët, të cilët teksa kanë shpejtuar që t’i vijnë në ndihmë kanë gjetur të mbuluar nga gjaku bashkëfshatarin e tyre. Menjëherë, i plagosuri është nisur për në Spitalin e Lushnjës, por ka dhënë shpirt gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, autorja e krimit është kthyer në banesën e saj dhe ka pritur policinë. Teksa i kanë vënë prangat në duar, Meçani ka deklaruar se krimin e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se viktima e ngacmonte prej kohësh seksualisht.

DËSHMMIA E VRASËSES
“Po. Unë e vrava Ilirjan Llozin. Isha duke mjelë lopën, kur ai me sy të çakërdisur nga alkooli u fut në ahur. Ai nuk më foli, por në çast më mbërtheu nga krahët dhe tentoi të më përdhunonte mbi stivën e barit. E tmerruar, e shtyva dhe i shpëtova nga duart. Mora thikën që e mbaja në kasollen e lopës dhe e godita tri herë në shpinë. Llozin e lashë të shtrirë për tokë dhe bërtita me të madhe teksa po vrapoja drejt shtëpisë time ku ishin burri, dy vajzat dhe djali im. Komshinjtë erdhën dhe e morën të plagosurin dhe e nisën për në spital”.

Kështu ka pohuar para oficerëve të policisë gjyqësore, Daniela Meçani. Ndërkaq, ajo ka pohuar se viktima ka qenë i dashuri i motrës së saj dhe se prej kohësh e ngacmonte dhe synonte ta fuste në dorë. “Disa vite më parë, ajo ka pohuar në polici se viktima disa vite më parë, edhe pse i martuar ka pasur të dashur motrën e saj më të vogël. Për disa vite më parë, Ilirjan Llozi edhe pse ishte i martuar kishte lidhje jashtëmartesore me motrën time të vogël. Më pas ai iku familjarisht në Greqi. Edhe motra ime shkoi në Greqi ku vijuan lidhjen mes tyre për disa kohë. Më pas ata i dhënë fund lidhjes, dhe Ilirjani u kthye këtu në fshat së bashku me familjen e tij”, është shprehur 40-vjeçarja. Daniela Meçani akuzohet për “Vrasje”, ndërsa pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Lushnjës të vendosë masën e sigurisë ndaj saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here