Home Kosova Kosove: Gjykata Kushtetuese rrezon Presidentin Pacolli

Kosove: Gjykata Kushtetuese rrezon Presidentin Pacolli

865
1

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar sot zgjedhjen e Behxhet Pacollit si President. Sipas organit të drejtësisë, votimi për Pacollin president është anti-kushtetues.

Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare. Koha.net shkruan, “Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpallë Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtarë mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”,- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Pacolli u zgjodh president më 22 shkurt të këtij viti me votat e PDK-AAK-së, ndërsa opozita nuk e votoi. Por, në komunikatë nuk saktësohet nëse Pacolli do ti nënshtrohet edhe një herë procedurës së rivotimit në Kuvend, apo duhet të zgjidhet një president i ri. Padia kundër procedurës për zgjedhjen e Pacollit në krye të shtetit u dorëzua në 1 Mars nga LDK dhe disa deputetë të AAK-së. Sipas kësaj padie gjatë zgjedhjes së Pacollit janë shkelur katër nga gjashtë pikat e nenit 86 që përcaktojnë procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Është shkelur edhe vetë statusi i presidentit i përshkruar në Kushtetutë si dhe neni 70 që flet për mandatin e deputetëve.

1 COMMENT

  1. Than të drejten kjo qeveri meriton me largu nga pozita, mirpo “lokomativa” e rraskapitur nuk asht mir që të ndalet, perkundrazi duhet të shtyhet disi deri në nji moment ma të volitshëm politik ku do të organizoheshin zgjedhjet e parakohëshme, ku me siguri nese deputetet dalin nga zgjedhjet e pa vjedhura, nuk do perballemi me shkelje të kushtetutes.
    Personalisht mendoi se presidenti Pacolli duhet të mbetet në ket detyrë deri sa të organizohen zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet mbajtur ma së largu deri në vjeshten e vitit 2011…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here