Home Aktualitet Aldo Bare dënohet me burgim të përjetshëm

Aldo Bare dënohet me burgim të përjetshëm

823
0

Një nga gjyqet më të bujshme dhe më të rëndësishme i është dhënë fund, nga vendimi që ka dhënë gjykata për krimeve të Rënda. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë ditën e hënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për të cilësuarin së drejtues të Bandës së Lushnjes, Aldo Bare, ose i njohur ndryshe si Alfred Shkurti.

Tre dënime me 25 vjet burg një dënim me 23 vjet burg një me burg përjetë për pesë vrasje, si dhe një me 8 dhe një me 10 vjet burg janë dhënë për Aldo Baren nga gjykata, e cila në bashkim të këtyre dënimeve e ka dhënë atë më burgim të përjetshëm. Këtë dënim ka kërkuar edhe prokuroria për krimet e rënda për të cilësuarin si drejtues të bandës së Lushnjes.

Në një vendim të argumentuar në 120 faqe gjyqtarja Hajdari ka lexuar akuzat ndaj Bares, i cili pasi ka dëgjuar vendimin nuk ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka komentuar, por e ka pritur i qetë vendimin maksimal që ka kodi ynë penal.

Bare është dënuar për:

Vrasje në rrethana cilësuese të Genci Kasharit dhe Artur Dajës me 23 vjet burg
Vrasje me paramendim të Xhevat Demirit me burg përjetë
Vrasje me paramendim të Nimet Zenelit 25 vjet burg
Vrasje e mbetur në tentative ndaj Gramoz Selmani 25 vjet burg
Vrasje me paramendim e Masar Aliut 25 vjet burg
Shkatërrim të pronës me zjarrë 10 vjet burg
Krijim i organizatës kriminale 8 vjet burg
Armëmbajtje pa leje 5 vjet burg

Bashkimi i këtyre dënimeve e dënon Baren me burgim përjetshëm. Por kush është i cilësuari si anëtar i bandës së Lushnjes. Për prokurorinë Aldo Bare cilësohet si “truri” i Bandës së Lushnjes.

Emri i lindjes i Aldo Bares është Alfred Shkurti. Aldo Bare e ka ndryshuar identitetin e tij, pas një vendimi legal të Këshillit Bashkiak t? Lushnjes, pas vitit 1997. Ai ishte një nga efektivët m? të mirë të repartit special 326, i njohur si reparti më i mirë policor gjatë viteve 80.

Pas ndryshimeve në vend, në vitin 1990, Bare largohet nga trupat speciale dhe emri i tij do të harrohej deri në verën e vitit 1997, kur vëllai i tij, Ramadan Shkurti, u vra në qytetin e Lushnjës nga banda e Artur Dajës.

Por autorët e vrasjes nuk u mjaftuan vetëm me ekzekutimin e Shkurtit, por i dhunuan kufomën, madje, për orë të tëra, nuk lejuan familjarët e tij që të merrnin trupin e të vdekurit. Kjo vrasje ka sjell më pas edhe krijimin e bandës së Lushnjes, ku edhe anëtarët e saj tashmë kanë marrë dënimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here