Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 00:43 minuta të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të Institutit të Gjeo Shkencave, tërmeti në Tiranë ka qenë me magnitudë 4 ballë i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km në jugperëndim të kryeqytetit, në Papër të Elbasanit ku lëkundjet kanë qenë me intensitet 5 ballë.
Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.