Ishte paralajmëruar më parë që këngëtarja performuese në shown e promovimit të bikeneve të Victoria Secret do të ishte Taylor Swift. Këngëtarja ka dhënë një performancë energjike në eventin e mbajtur në London Earls Court me një palë bikini kostum me një kardigan të gjatë në ngjyrë kamel në copë të mëndafshtë nga brandi i Victorias. Taylor ka qenë e ftuara speciale për të performuar edhe vitin e kaluar në New York. Ndërsa në listën e të ftuarve kanë qenë të ulur Mel B, Liam Payne nga grupi “One Direction” etj. Këngëtaren e kanë shoqëruar në skenë modelet me veshjet e Victorias si Lily Aldridge dhe Karlie Kloss.
[portfolio_slideshow id=17422]