Home Aktualitet Meteorologet parashikojne rreshje te dendura ne 5 dhe 6 Dhjetor

Meteorologet parashikojne rreshje te dendura ne 5 dhe 6 Dhjetor

639
0

reshjeDitët e ardhshme do të jenë ditë të vërteta dimri dhe me shira intensive në të gjithë vendin. Ky është parashikimi që bëjnë meteorologët sa i përket motit, ndërkohë që edhe temperaturat do të pësojnë ulje.

“Datat 5 dhe 6 dhjetor do të sjellin sërish shira me intensitet të lartë në vendin tonë. Ndërkohë që do të kemi edhe ulje të temperaturave me dy apo tre gradë përgjatë këtyre ditëve” pohojnë meteorologët. Ndërkohë mëngjesin e djeshëm një sërë qytetesh në jug janë zgjuar të përmbytura nga uji. Kjo situatë ka qenë në qytetin e Vlorës, për shkak të bllokimit të kanalizimeve. Ndërkohë probleme lidhur me motin e keq ka pasur në disa rrethe të vendit, kryesisht rrëshqitje dherash në zonën e Gjirokastrës.

Fryrja e lumit Drino ka shkaktuar probleme më qarkullimin në hyrje të qytetit të gurtë, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren për normalizimin e situatës. Kurse në qytetin e Fierit është ndërprerë mësimi në shkollën 9-vjeçare “Jani Bocova” pasi ambientet e saj ishin mbushur me ujë. Reshjet e orëve të para të mëngjesit të djeshëm shkaktuan probleme edhe në qytetin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here