Nga fotot e siguruara nga protesta e sotme, gazetarët raportojnë se protestuesit kanë përdorur edhe gurët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të gjuajtur mbi Kryeministrinë.
Ka qenë e dhunshme tubimi marshim i opozitës sot. Gurë, tymues, shkopinj, dhe vezë, u hodhën mbi godinën e Qeverisë. Ka pasur momente tensioni mes tubuesve dhe policisë, kur disa prej tyre u ngjitën në sheshpushimin e Kryeministrisë, disa të tjerë u përplasën me efektivët dhe më pas turma u drejtua për tek Ministria e Brendshme ku i vuri flakën bunkerit që po ndërtohet atje.
Kërkesa e opozitës është rrëzimi i qeverisë Rama-Meta dhe vendosja e një qeverie teknike e cila do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.