Banorja e edicionit të pestë të “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka pozuar topless. Bukuroshja bionde edhe gjatë qëndrimit në shtëpi pati deklaruar se i pëlqen modelimi dhe duket se dëshiron ta provojë veten në këtë profesion. Kohët e fundit u spekulua se vlonjatja 18-vjeçare ka përfunduar lidhjen me banorin tjetër të “Big Brother 5”, Ermal Merdani, mirëpo të dy e mohuan këtë lajm duke thënë se vazhdojnë të jenë bashkë.