Pas 102 vitesh Pavarësi, flamuri i Shqipërisë është ngritur ditën e sotme në të njëjtin shesh në Vlorë nga kampionët e peshëngritjes Daniel Godelli dhe Romela Begaj. Krerët më të lartë të shtetit kanë zgjedhur të festojnë pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës, aty ku një mëse një shekull më parë Ismail Qemali shpalli të pavarur vendin. Presidenti Republikës Bujar Nishani, Kreu kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Rama bënë homazhet e tyre në monumentin e Pavarësisë.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka uruar përmes rrjetit social “Twitter”, për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Gëzuar të gjithëve festën e pavarësisë së Shqipërisë”-shkruan kryeministri Rama ndërsa statusin e tij e shoqëron me hashtagun #feelingalbanian”, shkruan kryeministri Rama.
Lideri opozitës ndërkohë, ka zgjedhur të nderojë ditën e 28 Nëntorit në kryeqytet, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Kreu i demokratëve nuk ka harruar të shprehë urimet e tij drejtuar shqiptarëve për clirimin e vendit, duke vijuar që të ruajë ndarjen politike mes datave 28-29 nëntor. Për opozitën data e Pavarësisë dhe e Çlirimit mbetet 28 Nëntori, ndërsa për Qeverinë 29 Nëntori simbolizon festën e Çlirimit të vendit. 28 Nëntori, Basha uron Pavarësinë por nuk harron urimin për çlirimin
“Gëzuar ditën e flamurit, gëzuar këtë ditë të madhe të Lirisë. Gëzuar edhe 70 vjetorin e çlirimit. Liria si Pavarësi, liria nga pushtimi, liria nga diktatura kërkoi dhe mori sakrifica të mëdha. Nderojmë ata që nuk u stepën para sakrificës”, tha Basha.
Më tutje, shefi i demokratëve ka vizituar edhe bustin e liderit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, duke theksuar se Shqipërisë nuk i kanë munguar heronjtë që kanë dhënë gjithcka për atdheun e tyre.
Basha ka përmendur se 28 nëntori shënon dhe datën e lindjes së Jasharit, një arsye tjetër për të vizituar këtë figurë historike kombëtare.
Basha ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës.
Një flamur kuqezi 70 metra, valvitet në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi
Vlora vjen sërish ndryshe në Ditën e Flamurit. E veçanta e këtij viti na vjen nga deti, ku u ngrit një flamur 70 metra i cili është i varur në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi, ideator i të cilit është Kristaq Ziu. Sipas tij dita e flamurit është zgjedhur me simbolikën e ardhjes së Ismail Qemalit nga Italia për në Vlorë për ngritjen e flamurit.
Qeveria, festime edhe për ditën e Çlirimit
Ndërsa për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit, Kryeministria ka parashikuar një sërë aktivitetesh duke qenë se kjo datë përkon edhe me Natën e Bardhë, një traditë e nisur nga kryeministri në kohën kur ishte Kryetari i Bashkisë.
Për këtë ditë kryeministri Rama ka shkruar edhe një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Jessie J, jo e vetmja surprizë për festimet e Pavarësisë duke qenë se data 29 përkon me 70-vjetorin e Çlirimit, përveç koncerteve janë edhe një ekspozitë në kryeministri, dhe paradë ushtarake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa Bashkia e Tiranës i ka parashikuar të gjitha aktivitetet për ditën e sotme, duke i lënë rrugë të hapur të matjeve për të festuar 29 Nëntorin.
Kryeministria
28 Nëntor 2014
10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë, ku do t’u bëhen më pas homazhe dhe eshtrave të Isa Boletinit, të cilat pas udhëtimit në Vlorë do të varrosen në Kosovë pas verifikimit në Stasburgu
29 Nëntor 2014
10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve
11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes
17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri
18:00 – Festivali i Dritave
19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit
22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”, ku do të performojë këngëtarja Jessie J.
Bashkia
28 nëntor 2014
Ora 10.00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Ora 11.00 – Homazhe pranë bustit të Adem Jasharit
Ora 16.00 – Homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit
Ora 18.00 – Në universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.
Ora 19.00- shfaqje “Ata hyjnë pa trokitur” – teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist (hyrja pa bileta)