Mesfushori shqiptar që aktivizohet me përfaqësuesen e Zvicrës, ka uruar në një formë shumë të veçantë Shqipërinë, sot në 102-vjetorin e Pavarësisë. Gjatë festimit të një goli me ekipin e tij në Gjermani, ai ka bërë me duar shqiponjën.
Urimi i Xhakës është formësuar në faqen e tij në Facebook ku shkruan: “Urime Festa e Flamurit Shqipëri”.
Ky urim është shoqëruar me një foto të tij, ku Xhaka shfaq momentin e festimit të golit, ku ka bërë me duar shqiponjën, por këtë herë me në sfond flamurin shqiptar.