Home Aktualitet Rama i kunderpergjigjet Ivanovit: “Gjuha shqipe s’është e armikut”

Rama i kunderpergjigjet Ivanovit: “Gjuha shqipe s’është e armikut”

652
0

IvanovKryeministri Edi Rama u përfshi dje në krizën qeveritare në Maqedoni, pasi Presidenti Ivanov refuzoi ti jepte mandatin qeverisës Zoran Zaev.

Rama bëri një koment në faqen e tij duke i kujtuar Ivanovit se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama.
Por menjëherë pas statusit të kreut të qeverisë shqiptare, një numër i madh maqedonasish kanë komentuar dhe akuzuar Ramën si pjesë të Soros që do të shtrijë ndikimin edhe në Maqedoni.

Disa nga komentet

RAMA-KOMENTE

“Ne kemi marrëveshjen e Ohrid si garantuese të të drejtave të shqiptarëve. Platforma juaj është e dëshpëruar dhe nje trik i Sorosit për të rrëzuar Gruevskin”.

“Zoti Rama, gjej dikë nga minoriteti maqedonas në Shqipëri që mund të të përkthejë ligjet për tradhtinë kombëtare në kushtetutën e Maqedonisë”.

“Jepi të drejtat bazike minoritetit maqedonas në Shqipëri dhe pastaj fol për shtetet e tjera”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here