Home Aktualitet Kompensimi i pronave para 20-Dhjetorit. Gati prishja e kompleksit “Jon”

Kompensimi i pronave para 20-Dhjetorit. Gati prishja e kompleksit “Jon”

646
0

kompleksi_jonFondi i kompensimit financiar prej 300 milionë lekësh (rreth 3 milionë dollarë) për ish-pronarët do të ndahet deri më 20 dhjetor. Sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka përfunduar tashmë shqyrtimi i 1100 aplikimeve, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të bëhet publike edhe lista e pronarëve, të cilët do të përfitojnë nga ky fond. Problemi është se kjo kuotë është shumë e ulët në raport me numrin e ish-pronarëve që presin të kompensohen financiarisht. Ndërsa numri i aplikuesve çdo vit ka qenë rreth 1,500 vetë, vetëm 30-40 prej pronarëve do të mund të përfitojnë kompensim financiar nga fondi i limituar prej 300 milionë lekësh. Aplikimet për përfitimin nga ky fond u kryen në AKKP gjatë muajit gusht.

TRUALL
Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe kushtet që duhet të përmbushin të interesuarit për të përfituar nga ky fond. Kompensimi do të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2012 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2013.

KRITERET E PËRFITUESVE
Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit vetëm nëse përmbushen tri kritere. Kriteri i parë është që vendimi që ka përcaktuar kompensimin e pronës të jetë përfundimtar. I dyti përcakton se vendimi që ka përcaktuar kompensimin e pronës të jetë i ekzekutueshëm. Dhe së treti, vendimi për të cilin aplikohet të mos ketë përfituar asnjë kompensim të mëparshëm. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.
Ndërkaq, ministri i Brendshem, Saimir Tahiri i eshte drejtuar me nje padi prokurorise se Vlores per kompleksin “Jon” ndertuar ne zonen e Ujit te Ftohte ne kete qytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here