Home Aktualitet Elita shqiptare peticion per faljen e Nazime Vishë-s

Elita shqiptare peticion per faljen e Nazime Vishë-s

757
0

nazime-vishaElita shqiptare ka drejtuar sot nje aple për vajzën, Nazime Visha, vetëm 19 vjeç, e burgosur për vrasje. Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Inva Mula, Tedi Papavrami, Rudolf Marku e Luljeta Lleshanaku kanë hartuar e nënshkruar së bashku një kërkesë për falje, drejtuar institucioneve dhe shoqërisë shqiptare për Nazime Vishën, vajzën që me historinë e saj tronditëse mbajti ngërthyer opinionin publik për muaj me rradhë. Njëherësh viktimë dhe e detyruar për vetëgjyqësi, Nazime Visha u dënua pë vrasje me paramendim me 10 vite burg

Koloset e letrave shqipe dhe artistë me fame në vend e në të gjithe boten kane zgjedhur emisionin “Studio e Hapur” në News24, me moderatore Eni Vasilin për të bërë publike këtë letër që përmban jo vetëm këtë thirrje për falje, por edhe një mesazh të fortë për emancipim shoqëror.

Pjesë nga letra
“Motivimi i kërkesës sonë ka si bazë arsyet humanitare që lidhen pikësëpari me moshën në të cilën shtetësja në fjalë ka konsumuar veprën penale për të cilën është dënuar, mjedisin problematik ku është rritur, mospraninë e Shtetit dhe të shoqërisë atëherë kur asaj i është mohuar e drejta të ketë një adoleshencë normale.
Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje shqetësuese e krimeve kundër grave dhe vajzave. Kjo klimë përveç që ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë, tregon se shoqëria jonë ka nevojë urgjente për një emancipim rrënjësor dhe për njohjen reale të të drejtave të gruas. Gjendjen shqetësuese e tregon edhe “Raporti mbi hendekun gjinor 2013” i Ëorld Economic Forum, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në të 108-in në botë.
Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë një shoqëri të ndërtuar me idealet e larta qytetare të respektit të personit, të barazisë gjinore dhe të vlerësimit maksimal të rolit të femrës.
Në këtë rrebesh krimesh kundër femrës shqiptare, një adoleshente që ende s’kishte arritur moshën madhore, e shkatërruar psikologjikisht nga dhunimi personal dhe kufizimi e lirisë që kur ishte fare fëmijë, në kushte trysnie ekstreme dhe braktisjeje të gjithanshme zgjodhi rrugën më të gabuar për të shpëtuar nga mënxyra që i kishte rënë mbi krye.
Le të tregojmë një gjest mëshire duke e falur këtë vajzë që ka aq shumë nevojë për ngrohtësinë e vatrës familjare, për shkollim, për edukim qytetar, për reintegrim në shoqërinë tonë. Dhuna që kjo vajzë ka pësuar që në moshën 13 vjeçare si edhe akti tragjik që ka kryer, janë dënim i mjaftueshëm për çdo jetë njerëzore.

Me nderim
Dritero Agolli
Ismail Kadare
Inva Mula
Luljeta Lleshanaku
Rudolf Marku
Tedi Papavrami”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here