Home Shendetesi Beqja: Gjendja ne QSUT eshte normalizuar

Beqja: Gjendja ne QSUT eshte normalizuar

664
0

14483562161447777262BEQAJ-ILACEMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqja bëri të ditur se QSUT prej orës 23.00 të së hënës furnizohet normalisht me ujë të pijshëm.

“Furnizimi normal i QSUT me ujë ka vazhduar kështu që besoj kush nuk e ka marrë vesh akoma ta shpërndajë. Shërbimi i dializës u garantua për ata që kishin dje seanca për të kryer”, tha Beqja.

Ai foli gjatë prezantimit të projektit prej 32 milinoë euro që jep Banka Botërore në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë.

Objektivi kryesor i projektit të Bankës Botërore në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë është pikërisht aksesi që duhet të kenë të gjithë në këtë sektor.

Tahseen Sayed, përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri tha se puna ka nisur me planin e racionalizimit të sistemit spitalor.

“Një nga projektet kryesore i BB është projekti i shëndetësisë dhe BB ka kontribuar shumë për këtë projekt. Do të doja të prekja dy nga fushat ku puna ka filluar. Puna ka filluar për rishikinn e planit të racionalizimit të sistemit spitalor, vlerësimi i menaxhimit të QSUT dhe mbështetja e drejt për drejtë në menaxhimin e tij. Bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare që do të vijë për të mbështetur menaxhimin e përditshëm të këtij spitali. E treta është projektimi i qendrës kombëtare të informacionit shëndetësor që është bazë për sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të shëndetësisë. Gjithashtu për fondin e sigurimit shëndetësor dhe përsa i përket llogarive kombëtare të shëndetit”, tha Sayed.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here