Home Aktualitet Takimi Topi-Pacolli: Te punojme sebashku per integrimin drejt Europes

Takimi Topi-Pacolli: Te punojme sebashku per integrimin drejt Europes

537
0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur vizitën dy ditore në Shqipëri me takimin e parë me Presidentin Bamir Topi. Të dy Presidentët kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe më pas drejtuan bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse. Në përfundim të këtyre bisedimeve, Presidenti Topi dhe Presidenti Pacolli mbajtën edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Topi është shprehur se e ardhmja e dy vendeve ka linjë të qartë drejtë integrimit euro-atlantik dhe kërkojë bashkëpunim të gjithanshëm për arritjen e këtyre objektivave. “Padyshim ky bashkëpunim do të jetë në të gjitha planet, në të gjitha institucionet dhe jam i bindur që bashkëpunimi ynë, kontaktet e vazhdueshme do të bëjnë të mundur që Kosova të ketë një reputacion të ri në të gjitha përpjekjet e përbashkëta që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete të tjera për t’u afruar pikërisht në atë vizion, të cilin ne e kemi shprehur bashkarisht që Kosova, së bashku me Shqipërinë, të jetë pjesë e NATO-s në të ardhmen, që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Topi. Presidenti i Kosovë, Pacolli ka deklaruar se mes dy vendeve duhen hequr barrierat dhe kërkojë lëvizje të lirë jo vetëm për njerëzit por edhe për mallrat apo çdo gjë tjetër. “Duhet të sigurojmë lëvizje të lirë të njerëzve, të mallrave të kapitaleve dhe ne hapim derën edhe për shtete te tjera që duan t’i bashkohen kësaj iniciative, sidomos Maqedonisë”, u shpreh Pacolli.

Dy presidentët diskutuan edhe për marrëdhëniet me Serbinë, dhe theksuan faktin se është i nevojshëm vendosja e një ure komunikimi dhe bashkëpunimi. “Ndonëse me Serbinë na ndan një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me pozicionimin për Kosovën, kjo në kontekste të reja rajonale dhe evropiane, nuk do të thotë që midis dy vendeve të mos ketë dialog politik, të mos ketë bashkëpunim në interes të vendeve, të popujve tanë dhe të paqes rajonale. Jam i bindur që edhe bisedimet që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë po zhvillohen në një lloj konteksti të tillë, në respekt të sovranitetit të vendeve respektive, duke diskutuar për çështje të karakterit teknik, të rëndësishme për interesat e dy vendeve”, tha Presidenti i Shqipërisë. Kurse nga ana e tij Pacolli theksojë faktin se këto bisedime janë shumë të rëndësishme për Kosovën pasi bëhet fjalë për çështje teknike dhe nuk preket integriteti i tyre. “Është e mbrapsht ideja që të mos bisedohet. Kur armët pushojnë atëherë duhet të bisedohet. Asnjëherë nuk do të bisedohet për integritetin dhe kufijtë tanë. Çdo gjë tjetër që diskutohet është shumë e rëndësishme për vendin”, tha Pacolli. Presidenti i Kosovës do të vijojë ditën e parë të vizitës me takime të veçanta me liderët politik të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here