Home Ekonomi Rritet cmimi i naftës me pesë lekë brënda javës

Rritet cmimi i naftës me pesë lekë brënda javës

621
0

Çmimi i naftës në vendin tonë vazhdon që të ketë rritje edhe këtë javë. Kështu një litër nafte nga 170 lekë që kushtonte një javë më parë, tashmë kushton 175 lekë duke pësuar një rritje me rreth 50 lekë. Nafta në Shqipëri ka pësuar një rritje me 300 lekë të vjetra që prej fillimit të këtij viti. Specialistët e lidhin të gjithë këtë me faktin se rritja e cmimit ka ardhur si rezultat i ndikimit të rritjes së naftës në tregjet botërore, por edhe pse në botë ka pasur një ulje të cmimit të naftës në vendin tonë, cmimi ka vijuar drejt rritjes.

Nafta në vendin tonë ka pasur një cmim mjaft të qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe që prej disa javëve ajo ka pësuar rritje të vazhdueshme të cmimit. Ndërkohë rritja e cmimit në botë shpjegohet gjithashtu me faktin e rritjes së vlerës së dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane, duke qenë se dollari është monedha në të cilën kryhet shkëmbimi i naftës. Specialistët e shohin këtë rritje të cmimit dhe në një aspekt pozitiv, pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia botërore po rimëkëmbet prej krizes së përgjithshme që preku një sërë vendesh dhe kjo po ndikon edhe në rritjen e cmimit të naftës në përgjithësi.

Ndërkaq sipas specialistëve të tregut, ndikim jo të vogël në ngritjen e çmimeve ka patur edhe ndryshimi i kursit të këmbimit midis lekut dhe valutave të huaja.Tregu i karburanteve është tregu më i madh në Shqipëri që ka një qarkullim vjetor 850 milionë deri në 1 miliard euro. Ky treg ndikon qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Pikërisht për këtë është bërë edhe një kërkesë për ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve e cila po bëhet një domosdoshmëri në treg, sidomos me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here