Home Aktualitet Biznesmeni Beqaj: Shullazi me vuri pistoleten ne bark

Biznesmeni Beqaj: Shullazi me vuri pistoleten ne bark

107
0

beqaj-shullazi“Emiljano Shullazi më ka vënë pistoletën në bark dhe më ka zënë prej fyti, dhe kjo ka ndodhur nëse unë nuk pranoja ti jepja sasitë e parave që ai më kërkonte, pasi kisha shitur ish-hotel Vollgën”. Kështu është shprehur para prokurorëve të Krimeve të Rënda, biznesmeni Ylvi Beqja, që tashmë është kthyer në bashkëpuntorin kryesor të prokurorisë në çështjen e Emiljano Shullazit dhe katër shokëve të tij.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbardhur vendimin e caktimit të masës së sigurisë për nipin e Shullazit Endrit Zelën dhe shokun Endrit Qyqjan, ku pikërisht në këtë vendim është zbardhur dhe një pjesë e deklarimeve që ka bërë në prokurori dëshmitari Beqja.

Sipas deklarimit që biznesmeni ka bërë në prokurori ai është njohur me Shullazin prej disa vitesh, pasi e ka pasur komshi, por nuk ka pasur asnjëherë biseda apo punë me të dhe anëtarët e grupit të tij.

Personi që e ka çuar tek Shullazi ka qënë një avokat me inicialet N.F., me të cilin biznesmeni e ka pasur dhe si përfaqësues ligjor në proceset gjyqësore që ka ndjekur në zgjedhjen e konflikteve në gjykatë për pronësinë e ish-hotel Vollgës. “E kam fituar me të drejtë pronën, dhe këtë jam në gjëndje t’jua provoj me dokumenta, se prona i përket shoqërisë arabe “Saudi Bradhers Comercyal Company”. Pasi kam fituar pasurinë me vendim gjykate, nëpërmjet zyrave përmbarimore jam munduar ta ekzekutoj vendimin gjyqësor që më jepte të drejtë dhe që detyronte hipotekën e Durrësit të rregjistronte si pronar kompaninë arabe, duke i fshirë njëherë e përgjithmonë emrin shtetasit Zanmir Hasa, që pretendonte pasurinë e ish-hotelit.Në fakt përmbaruesi që kam kontraktuar nuk ka arritur të bëjë asnjë gjë, përveç disa shkresave që i ka dërguar zyrtarëve të hipotekës, por sërisht askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.Kjo po ndodhte jo për shkak se ishte diçka e paligjshme, por për shkak të trysnisë dhe presionit që bënin disa persona me mbështetje të fortë politike dhe mediatike. Në pamundësi për të rimarë pronës që kisha fituar me vendim gjykate, një nga avokatët N.F, më ka kërkuar që ta takoja njëherë Emiljano Shullazin, pasi ai më parë e ka pasur klient dhe se ai mund të bënte punë për zgjidhjen e kësaj historie. Avokati më tha se do negocionte dhe më pas do më kthente përgjigje. Nuk ka kaluar shumë ditë dhe ka ardhur një përgjigje,ku Shullazi kishte pranuar të kryenim një takim, dhe të më dëgjonte rreth problemit që kisha”-ka deklaruar biznesmeni.

Takimi në makinën e blinduar
Takimin me këtë të fundit,është kryer mbrapa pallatit nr.40 në rrugën e “Kavajës”. Takimi i parë, është zhvilluar në makinë të blinduar të Shullazin, mbrapa pallateve në këtë zonë. Ylvi Beqja në deklarime thotë se pas përshkrimit të situatës, Emiljano SHullazi kishte pranuar të merret me problemin e tij, duke kërkuar 20 për qind të pronës. Edhe pse ishte një shumë e madhe, pranova thotë Beqja në deklarime se nuk kisha zgjidhje tjetër. Takimi i dytë, sipas dëshmitarit të drejtësisë është bërë në gusht, në zyrën e noterit ku është nënshkrruar kontrata e premmtimit, duke lënë si detyrë që me regjistrimin e pronës do merrte Shullazi 20 për qind. Por me regjistrimin e pronës në Durrës, Beqja i shet një sipërfaqe të caktuar të pronës shtetasit Fejzi Kodra dhe gruas së këtij të fundit kundrejt vlerës prej 671 mijë euro. Me të kaluar kjo shumë në llogaritë bankare të kompanisë arabe, Emiljano Shullazi thotë Beqja, ka ndryshyar qëndrim. Ylvi Beqja më tej deklaron se nga marrveshja për kalimin e 20 për qind të pronës, Shullazi me anë të kërcënimit dhe dhunës ka kërkua të nënshkruaja një kontrate të re dhurimi, ku Beqja i dhuron edhe 10 për qind të pronës, para një notereje në Durrës.

Pistoleta në bark e duart në fyt
Dëshmitari i prokurorisë ka sqaruar se para se të nënshkruante këtë kontratë, Shullazi e ka kërcënuar dhe i ka bërë presion me veprime konkrete, për eleminimin e tij.Biznesmeni tregon momentin kur Shullazi i kishte vendosur pistoletën në bark dhe dorën në fyt, duke kërkuar që të firmoste kontratën e dhurimit. Më tej ai shton se s’mund të bënte asnjë gjë tjetër, pasi ndihej i kërcënuar dhe për faktin se Shullazi ndiqej nga pas nga 15 deri 20 persona me makina të ndryshme.Duke dhënë si detaje momentin e nënshkrimit të kontratës së re, Beqja tregon se noterja është detyruar të mbyllë qepenin e zyrës, deri sa të firmoste Shullazi kontratën, dhe ata të largoheshin.Pas këtyre veprimeve, emri i Shullasit është rregjistruar në hipotekë mes disa emrave të tjerë, që ishin pronarë të kësaj prone.

Gjashtë çeqet bankare
Edhe pse kishte dhuruar një pjesë të mirë të ish-hotel Vollgës, sërisht oreksi dhe lakmia e Shullazit nuk ka ndaluar. Beqja është ndodhur përballë një presjoni psikologjik për jetën dhe familjen e tij nga ana e anëtarëve të grupit, ku herë pas herë është detyruar të lëshojë për llogari të tyre çeqe bankare. Dhe një gjë të tillë e ka bërë jo njëherë por 6 herë, në shuma që variojnë nga 35 mijë dollarë, në 120 mijë dollarë,15 mijë euro, 50 mijë euro dhe shuma të tjera. Të gjitha këto para në valutë, euro dhe dollarë janë tërhequr nga nipi i Shullazit, Gilmando Dani dhe persona të tjerë. Për të provuar këtë, prokuroria ka sekuestruar kopje të çeqeve të lëshuar nga Ylvi Beqja në bankë, faturat e tërheqjes së lekëve si dhe pamjet filmike.

Gjobat që vinin nga burgu
Beqaj fillimisht është pyetur për këto transaksione të dyshimta në prokurori, por nuk ka pranuar të flasë për shkak të presioneve të vazhdueshme. Njëherësh në atë periudhë, me një vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë sekuestruar dhe 350 mijë euro në llogaritë bankare të kompanisë arabe që administrohet nga Ylvi Beqja. Pikërisht këto para janë bërë dhe shkak i vijimit të presioneve, shantazheve e kërcënimeve deri në vrasje të biznesmenit të njohur. Prej disa muajsh, Endri Qyqja dhe nipi i Shullazit Endri Zela, nëpërmjet direktivave që mernin nga burgu ku ndodhej Shullazi, kërkonin sasi të mëdha parash nga Beqja. Nga ana tjetër Beqja ka refuzuar t’u japë para kesh, duke ju justifikuar se nuk kishte shumat që ata kërkonin. Njëherësh biznesmeni u ka deklaruar se u kishte dhënë disa herë euro dhe dollarë, madje dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollgës” në Durrës, dhe për këtë i ka kërkuar atyre që të jenë mirënjohës dhe ta linin të qetë.Mirëpo kjo nuk ka mjaftuar për anëtarët e grupit.

Vizita në banesë e kapja nga kamerat
Mësohet se për të ushtruar presion ndaj Beqajt, Qyqja dhe Zela, kanë shkuar në banesën e biznesmenit në Tiranë dhe kanë kërcënuar në mënyrë të hapur me jetë biznesmenin dhe familjen e tij. Por ky veprim nuk ka ndodhur vetëm një herë por disa herë. Të gjitha këto, janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë që biznesmeni Ylvi Beqja kishte instaluar në banesën e tij. Këto pamje janë sekuestruar tashmë nga prokuroria dhe administruar si prova në gjykatë. Herë pas here, dy personat Qyqja dhe Zela i kanë dalë përpara djalit të biznemenit duke e kërcënuar atë hapur, duke i kujtuar atij, që babai ti dorëzonte sasinë e lekëve. I ndodhur në këto kushte dhe në trysninë e drejtëpërdrejtë të anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit, biznesmeni Beqja ka vendosur të flasë për llogari të Krimeve të Rënda. Ai mësohet të ketë zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj, duke i kërkuar këtij të fundit bashkëpunim, në këmbim të mbrojtjes së jetës së tij dhe familjarëve. Në dëshminë e tij, Beqaj ka dhënë informacione të vlefshme për hetimet.Kanë mjaftuar pak kohë përgjime dhe vëzhgime të policisë që dy personat Endri Qyqja dhe Endri Zela, të bien në prangat e policies, duke ju bashkuar në qeli Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit.

Tek burgu
Qyqja dhe Zela janë arrestuar pranë burgut të sigurisë së lartë 313 në Tiranë, teksa ishin në pritje për të zhvilluar një takim të përjavshëm me Emiljano Shullazin.

Kërkesa
Biznesmeni u ka deklaruar se u kishte dhënë disa herë euro dhe dollarë, madje dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollgës” në Durrës, dhe për këtë i ka kërkuar atyre që të jenë mirënjohës dhe ta linin të qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here