Home Aktualitet Theth, turiste te huaj te bllokuar nga bora

Theth, turiste te huaj te bllokuar nga bora

921
0

bore-thethNjëmbëdhjetë turistë, mes tyre shtetas të huaj çek e rusë janë bllokuar në zonën e Thethit për shkak të reshjeve të dëborës.
Turistët ndodheshin në Theth që prej së shtunës dhe sot në mëngjes me dy fuoristrada ata ishin nisur për të zbritur për në Shkodër.

Fillimisht kanë marrë aksin Bogë-Theth por e kanë pasur të pamundur ta kalojnë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Më pas ata janë kthyer për të marrë aksin Theth- Bregu i lumit Shosh. Kanë tentuar të lëvizin por uji i lumit për shkak të reshjeve të shumta të shiut ka kaluar mbi rrugë duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Pjesë e ekipit prej 11 turistësh, janë një shtetase çeke, një çift rus, dhe të tjerët janë nga Tirana e Shkodra.

APELI PER NDIHME NE A1 REPORT
Gjon Deda, i cili është pjesë e këtij grupi turistësh, kërkoi ndihmë pasi rruga është e pakalueshme.

“Jemi të gjithë mirë. Fatmirësisht udhëtuam me dy fuoristrada. Temtuam të kalojmë Qafën e Thores, që lidh Bogën me Thethin por ishte e pamundur, ka rreth 80 cm  borë dhe bora është me breshër dhe diku me shi që e bën të pamundur lëvizjne qoftë dhe me zinxhirë.
Jemi kthyer mbrapsht por për shkak të shirave në disa segmente lumi Shalës ka dalë nga shtrati dhe rruga është bërë e pakalueshme”- thotë ai në një lidhje telefonike me A1 Report.

Deda thotë se ata kishin mbërritur në Theth të shtunën në darkë dhe dëbora kishte rënë mbrëmjen e djeshme
”Në mal bie bore, ndërsa në ultësirën 700 m mbi nivelin e detit është shi i rrëmbyer.”- saktëson Deda.
Ai i bën apel autoriteteve të ndërhyjnë për të liruar rrugën, ndërkohë që shton se një fshatar i kësaj zone është shprehur i gatshëm t’i strehojë turistët për një natë nëse rruga nuk hapet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here