Home Politike Devijimi i lumit Radika, LSI kerkon interpelancë urgjente me Bushatin

Devijimi i lumit Radika, LSI kerkon interpelancë urgjente me Bushatin

760
0

vasiliLëvizja Socialiste për Integrim kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në lidhje me  projektin maqedonas të ndërtimit të hidrocentralit të Fushës së Lukovës i cili devijon rrjedhën e lumit Radika.

Një grup deputetësh të LSI i përbërë nga Agron Çela, Luan Duzha, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Keiti Mehmetaj kanë kërkuar një interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati për t’u informuar ne si përfaqësues të Parlamentit shqiptar por edhe opinioni publik lidhur me problematika tepër të rënda që lidhen me devijimin e lumit të Radikës në Maqedoni dhe tërë burimeve të cilat prekin drejtpërdrejt prurjet e tij dhe që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt me reperpusonet në lumenjtë shqiptarë.” – tha kreu i grupit të  LSI-së Petrit Vasili.

“Bashkohemi me shqetësimet e mëdha të opinionit publik, i cili kërkon transparencë”- tha kreu i grupit të  LSI-së Petrit Vasili.

Ndërkohë ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të deputeti të Dibrës, Roland Keta. Ai i kërkoi qeverisë të reagojë sa më shpejtë, ndryshe për këtë çështje nuk do të gjejë zgjidhje.

“Po bëhen 3 muaj që diskutohet kudo për devijimin e Lumit Radika, por vetëm qeveria e Edi Ramës nuk shprehet për këtë shqetësim mbarëkombëtar.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të reagojë, sot, menjëherë, përpara se një çështje e tillë të përfshijë më shumë zemëratë popullore, çka nuk do të ndikonte në zgjidhjen e çështjes”, bëri thirrje Keta nga selia e PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here