Home Aktualitet Dy tërmete të forta në Durrës, lekundje te tjera edhe ne Tirane

Dy tërmete të forta në Durrës, lekundje te tjera edhe ne Tirane

621
0

termetDy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, të cilat janë pasur nga 22 lëkundje të lehta që janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Krujës.

Mësohet se tërmetet që janë ndjerë në më pak se dy orë, kanë qenë me magnitudë nga 2.6 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.

Në një komunikim telefonik , sizmiliogu Rrapo Ormeni shpjegoi se tërmeti i parë është regjistruar në Durrës në orën 07:00 të mëngjesit, me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është pasuar nga një tjetër goditje me të njëjtin intensitet. Më pas janë regjistruar 22 lëkundje të lehta, që janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Kavajë dhe Krujë.

Momentalisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale.

Mesohet se disa shkolla ne Durres kane braktisur mesimin nga frika e ndonje termeti tjeter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here