Eva Murati dhe Klea Huta janë dy aktoret protagoniste që janë përzgjedhur për të luajtur në serialin e ri televiziv “Kangur”, filmi që trajton tema aktuale të ndodhive në shoqëri. Si Eva dhe Klea kanë shprehur hapur lumturinë që do të jenë pjesë e filmit, xhirimet e të cilit nisin këtë fillimmuaji, me regjisor Luan Kryeziun.
Të dyja vajzat e njohura janë njoftuar nga produksioni se janë pjesë e projektit me të njëjtin mesazh: “Mirë se erdhe në ekipin tonë! Të urojmë shumë suksese! “Kangur”, skenari dhe regjia nga Luan Kryeziu. Foto “Iliria Film”, realizuar nga Agron Kryeziu”.
Të dyja vajzat e kanë shprehur hapur entuziazmin që do të jenë pjesë e të njëjtit projekt kinematografik, që ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e mediave ende pa filluar. Kështu, moderatorja Klea Huta, pas këngës nuk e fsheh dot gëzimin që po prek aktrimin, duke njoftuar ndjekësit e saj se do të jetë pjesë e serialit në fjalë.
“Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e një seriali mjaft premtues me regjisorin e parë shqiptar, Luan Kryeziu, që ka realizuar film të produksionit amerikan “SQUATTERS”, gjithashtu i përzgjedhur për serialin amerikan të platformes Netflix “Clash of the Vampires”, Let’s go “Kangur”’, shkruante ajo krah fotos.
Ndërsa për Evën kjo do të jetë eksperienca e dytë pas serialit “Skanderbeg”. Prezantuesja që tani moderon programin sportiv “Champions League”, është gjithmonë e më pranë sheshxhirimit. Jo më kot regjisori Kryeziu i ka përzgjedhur Evën dhe Klean për kastin e “Kangur”, mes aktorëve të tjerë si Enxhi Çuku, Klodian Hoxha, Bes Bitraku, Igli Zarka etj. Ato do të shihen si rivale brenda një filmi, ndërkohë që nuk dihet ende çfarë karakteresh do të marrin përsipër të luajnë dy prezantueset e njohura të ekranit.