Home Politike Militantja e PD qe replikoi me Ramen e Veliaj

Militantja e PD qe replikoi me Ramen e Veliaj

687
0

edi-militantjaPanairi i punës dje u përfshi nga një incident ku një grua, anëtare e Partisë Demokratike si edhe pjesë e shtabit elektorale të PD-së në njësinë bashkiake numër 5 u përplas me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Mirqenjes Sociale, Erjon Veliaj. Gruaja, Zyhra Kola, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna. Në dalje të Pallatit të Kongreseve ajo u përfshi në replika të forta në fillim me Kryeministrin dhe më pas me Ministrin Erjon Veliajn. Ajo akuzoi Veliajn se e kishin shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa ministri iu kundërpërgjigj duke i thënë se do ti gjente punë me pagë 1 mijë euro në muaj dhe ajo nuk pranoi. Kësisoj funksioni i saj në ditën e djeshme duket se ishte prishja e panairit të punës pasi si e pa punë nuk pranoi që të punësohej me një pagë shumë të lartë.

Zyrhra Kola
Gruaja e cila deri dje ishte një person anonim për një pjesë të Shqiptarëve u bë e njohur për shkak të incidentit që pati me Ramën dhe Veliajn. Por ku është Zyhra Kola? Ajo është një ish punonjës në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve si edhe një ushtare e flaktë e Partisë Demokratike. Konkretisht përgjatë fushtën elektorale të vitit 2013 ajo ishte pjesë e shtabit elektoral në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë, në zonën ku kandidonte Halim Kosova, pra pjesa e zonës së njohur si Selia dhe Tirana Re. Veç kësaj, në profilin e saj në rrjetin social “facebook” është një fotot ku është vendosur në radhë për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, kohë në të cilën kryeqyteti ishte nën ethet elektorale. Pra Zyhra Kola nuk ishte një punonjëse e larguar nga puna në mënyrë të padrejtë, por një militante e thekur e PD-së e cila kishte vajtur dje me urdhër nga partia për të prishur imazhin e panairit të punës. Kjo gjë u duk mëse qartë në momentin kur Ministri Veliaj i tha: Eja të të gjej unë punë inxhiniere me 1 mijë euro rrogë”, dhe ajo nuk pranoi duke kërkuar rikthimin në vendin e mëparshëm por duke lënë të nënkuptohet se kishet vajtur për show mediatik në aktivitetin e djeshëm pasi që të gjitha kamerat ishin aty. Banorët e zonës së njësisë Bashkiake numër 5 e njohur shumë mirë këtë person dhe shpesh herë është identifikuar si një individ negativ pasi çdo gjë do ta lidhte me politikën, qoftë edhe në profesionin e saj.
 
Ngjarja
Ngjarja e djeshme ndodhi në jashtë Pallatit të Kongreseve ku disa ish-punonjës të administrues shtetërore protestuan kundër qeverisë

Replikat tek Panairi Punës

Rama: Delegacioni i SHQUP-it nga parlamenti tek Pallati Kongreseve
RAMA: Sot është e enjte dhe normalisht janë shumë i lumtur që e enjtja përkon me 1 Majin dhe në vend që të humbim kohën në parlament jemi këtu për të folur për punën dhe për punësimin. Më vjen keq që delegacioni i SHQUP-it është spostuar nga parlamenti në Pallat të Kongreseve dhe po humbet kohën, në vend që të përfshihet në programet e punësimit, nëse seriozisht kërkon punë dhe nuk ka si punë të vetme që të pengojë të tjerët të punojnë. Ftova “delegacionin” që e pashë aty përpara, që të vijnë e të përpiqen të aplikojnë për punë dhe dëgjova një zonjë që tha “ne jemi intelektualë”. Unë besoj se 100 vende pune që ofrohen këtu nga sektori bankar janë për intelektualët, nuk janë për fshesarët
ZYHRA KOLA: Ne ishim pse na hoqët?
VELIAJ: Kinge, shiko ta shpjegoj un?
ZYHRA KOLA: Nuk ka nevojë për kinge, se unë jam sa nëna jote, mos më fol në atë gjuhë. Tregohu më serioz se je fëmija im. Mua me 29 Mars më kanë hequr nga puna.
VELIAJ: Tani je gati të fillosh punë?
ZYHRA KOLA: Ku? Jam në profilin tim, jam inxhiniere mekanike, isha atje, isha mirë, pse më hoqët? Pse duhet të sillni juve të tjerët?
VELIAJ: E do përgjigjen apo do të bërtasësh?
ZYHRA KOLA: Jo nuk dua përgjigje fare, unë do bërtas që të më çoni në vendin e punës, por jo të më hiqni. Po ti çfarë ke bërë 8-9 vjet? Bërtite, llape dhe ti 8 vjet.
VELIAJ: Në qoftë se do punë, më jep dorën dhe hajde shkojmë të gjejmë punë.
ZYHRA KOLA: Unë të jap dorën ty për atë punë ordinere?
VELIAJ: Jo jo punë 1 mijë euro, inxhiniere ndërtimi, 1 mijë euro punë, hajde të të çoj. E do punën hajde të të çoj.
ZYHRA KOLA: Jo jo dua vendin tim të punës.
VELIAJ: Hajde të të çoj tek puna, më jep dorën.
ZYHRA KOLA: Po ik se ju mashtroni, ju jeni gënjeshtarë.
Veliaj: Jo pension në shtet, po do punë hajde, haje në punë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here