Home Sport Reali mposht Atletikon, shkon ne finalen e Cardiff

Reali mposht Atletikon, shkon ne finalen e Cardiff

691
0

Finalja e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni është Juiventus-Real Madrid. Pas bardhezinjve që prenë mbrëmë biletën e tyre, sot siguroi pjesëmarrjen në takimin e Kardifit edhe Real Madrid, ndonëse u mund 2-1 nga Atletiko Madrid në sfidën e dytë gjysmëfinale.

Reali shkonte në këtë derbi me një avantazh të ndjeshëm falë fitores 3-0 në takimin e parë. Por brenda pak minutash, çdo siguri e skuadrës së Zidan u shua, pasi fillimisht Saul e më pas Grizman me penallti ndëshkuan Realin. 2-0 që në minutën e 15 dhe vetëm një gol larg rihapjes plotësisht të kualifikimit.

Megjithatë, skuadra e Simeones bëri gabimin që uli disi ritmin dhe nga ky moment përfitoi Reali që u riorganizua dhe filloi të shikonte gjithnjë e më shumë drejt katërkëndorit kundërshtar, derisa gjeti golin me Isko pak para mbylljes të këtij fraksioni të lojës. Merita ishte e gjitha e Benzema i cili me një lëvizje të jashtëzakonshme kaloi tre mbrojtës të Atletikos para se të dërgonte topin te Kros, gjuajtja e këtij të fundit u bllokua nga Oblak por Isko, pak hapa larg, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Për Atletikon, kualifikimi u bë mision i pamundur, pasi në pjesën e dytë duhej të realizonte tre gola. Por skuadra e Simeones nuk gjeti më momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, e ndalur shpesh nga ndërhyrjet e Navas, në një formë të shkëlqyer. Ndaj vërshëllima përfundimtare nisi festën e Realit pas humbjes 2-1, ndërsa edhe Atletiko mori duartrokitjet e merituara të publikut të “Vicente Kalderon” që pa sot për herë të fundit një ndeshej ndërkombëtare para se të shembet për t’i lënë vendin stadiumit të ri modern.

Atletiko Madrid-Real Madrid 2-1
12′ Saul, 15′ (p) Grizman / 42′ Isko

Ndeshja e parë ka përfunduar 0-3

Atletiko Madrid: Oblak, Filipe Luis, Godín, Saviç, Gimenez (57′ Partei), Gabi, Saul, Koke (76′ Korrea), Karrasko, Torres (56′ Gamiero), Griezman.
Trajner: Diego Simeone

Real Madrid: Navas, Serxhio Ramos, Varane, Marselo, Danilo, Modriç, Kros, Kasemiro (77′ Vazkez), Isko (88′ Morata), Kristiano Ronaldo, Benzema (77′ Asensio).
Trajner: Zinedin Zidan

Gjyqtar: Xhynejt Çakër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here