Home Politike Komisioni i Venecias diskuton për Shqipërinë

Komisioni i Venecias diskuton për Shqipërinë

601
0

Komisioni i Venecias do të diskutojë javën që vjen për problemet zgjedhorë në Shqipëri, në funksion të përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin elektoral.
Këshilli për Zgjedhje Demokratike, një strukture brenda komisionit, do të informohet më 13 tetor për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.
Në faqën zyrtare të Komisionit të Venecias theksohet se “ pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe në veçanti në lidhje me polemikat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thjoborn Jagland kërkoi një opinion mbi të cilat duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor Shqipëri.
Një opinion i përbashkët me OSBE / ODIHR-it do të përgatitet për komisionin në seancën e muajit dhjetor, ndërsa Sekretariati do të informojë Këshillin mbi përparimin për këtë çështje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here