Home Aktualitet Shkaterrohet nje qender prositucioni ne mes te Tiranes

Shkaterrohet nje qender prositucioni ne mes te Tiranes

869
0

kalaja-tiranesPronari i hotel “Kalaja” në qendër të Tiranës dhe menaxherja, u proceduan penalisht, teksa në flagrancë u arrestuan 2 burra dhe një vajzë, pasi të gjithë akuzohen për “prostitucion” dhe shfrytëzim prostitucioni. Një xhiro që dihej prej kohësh, pasi përflitej se në hotelin që ndodhet në mes të institucioneve shtetërore, pak hapa nga dikasteri blu, apo ngjitur me Parlamentin, ushtrohej prostitucion prej vitesh. Kësisoj, mjaftoi vullneti i mirë i Policisë së Tiranës dhe specifikisht i Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, për ta frenuar disi këtë fenomen. Dy burrat dhe vajza u vunë në arrest, pasi me ndryshimet e reja ligjore parashikohen dënime jo vetëm për prostitutat, por edhe për klientët, deri në 3 vjet burg, ndërsa pronari dhe menaxherja do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Arrestimet dhe çmimet 
Burimet zyrtare të policisë thanë se dje rreth orës 17:15 u bë e mundur kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve Agron Koçi, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për mbajtjen e lëndëve narkotike, Liljana Aliko, 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Delvinë dhe Oltion Mehmeti, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Ata u kapën në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale, çka përbën provë për ekspertët e policisë. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve Hekuran.B, 56 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, pronar i hotelit “Kalaja” dhe Nazmije.V, 47 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, menaxhere atje.

Materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shfrytëzimit për prostitucion” dhe “Prostitucion”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal. Ndërkaq, burimet policore thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se për sigurimin e klientelës mjaftonte vetëm emri i hotelit, pasi gjithkush kishte dijeni se ç’bëhej atje. Nga 20 deri në 50 mijë lekë të vjetra varionte çmimi për një akt seksual, në varësi të moshës së “punëtores” apo kohëzgjatjes.

Deklarimet në polici
Të njëjtat burime policore thanë se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Policisë së Tiranës, përpos “turpërimit”, 3 të arrestuarit, 2 meshkujt dhe 1 femër, janë shprehur se nuk po ushtrohej prostitucion, pasi të gjithë pretendonin se ndodheshin aty rastësisht. Megjithatë, po verifikohen të gjitha rrethanat dhe në ditët në vijim ndaj tyre do të caktohet masa e sigurisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here