Home Aktualitet Ne Gjader transportohet droge. Ja shkresa e plotë e SHISH

Ne Gjader transportohet droge. Ja shkresa e plotë e SHISH

1133
0

Visho-Ajazi-LikaEkzistojnë dyshime serioze se aerodromi i Gjadrit është vënë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës. Ky është thelbi i shkresës së shumëpërfolur këto ditë që Drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika  i ka drejtuar Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Disa media kanë botuar sot, shkresën në fjalë, e cila mban nr. 770 të protokollit. Në të thuhet se “nga të dhëna që janë ende në proces verifikimi, u informuam se në datë 19 mars 2014, rreth orës 7:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë.

Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.” Ajazi shpreh më tej dyshimet e SHISH se “ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.”

Për këtë arsye, strukturat përkatëse të SHISH sëbashku me policinë, nisën verifikimin e informacionit në terren. Atje, nga ushtarakët, u mësua se radarët nuk funksiononin dhe për rrjedhojë nuk kishin dijeni dhe nuk kishin konstatuar të uleshin ndonjëherë avionë në aerodromin e Gjadrit. Sipas Ajazit, për këtë avion u pyetën edhe banorë të zonës, të cilët u shprehën se e kanë parë.

Referuar shkresës, po në tetor të vitit 2013, ka pasur edhe një tjetër informacion të ngjashëm, ç’ka ka nxitur SHISH-in të vërtetojë dyshimet se në aerodromin e Gjadrit ulen avionë të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe
trafikimit të saj jashtë vendit.

Shkresa e Shërbimit Informativ përmend edhe një fakt tjetër se “janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit si në rrethet e  Gjirokastrës dhe Lushnjes.

Në përfundim, Ajazi e konsideron si mjaft të rëndësishmëm përdorimin e radarëve për të evidentuar saktë mjetet që përdoren për transportin e drogës, pasi sipas tij, ato keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare.”

LETRA E PLOTE E NXJERRE PUBLIKISHT NE SHTYP
 

Republika e Shqipërisë, Shërbimi informativ i Shtetit, nr.770 Protokoll
Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës,
Znj. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, Tiranë


Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.

Bazuar në indiciet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.

Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.

Për sa më sipër SHISH, nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indor i përcjell nga shërbimi informativ i ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.

Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë:
Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike.

Deri tani kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në baze se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre.

Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndyrshim që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit.

Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë.

Drejtori: Visho Ajazi Lika 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here