Pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar dje praninë e një vajze 5-vjeçare për disa orë në mjediset e komisariatit numë 3, e cila sipas MB-së ka qenë aty me kërkesë të nënës së saj që po merrej në pyetje për një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama e ka cilësuar një krim futjen n qeli të një fëmijë të mitur, por nga ana tjetër ka akuzuar opozitën se po bën politikë duke sajuar monstruozitete të tilla.