Një automjet është djegur gjatë natës së mbrëmshme në një fshat të Pukës, për arsye ende të panjohura. Ngjarja u regjistrua në fshatin Fierzë, ndërkohë që mjeti ishte në pronësi të shtetasit Pajtim Frroku, vëllai i kryetarit të Partisë Socialiste të komunës.
Burimet policore bëjnë me dije se mjeti i djegur është një ‘Isuzi’ me targa AA 489CH.
Të njëjtat burime saktësojnë se po punojnë për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit, ndërsa shtojnë se dyshohet që mjetit ti jetë vënë flaka qëllimisht.