Home Ekonomi Kompania e katert mobile ne Shqiperi, “Plus” do ofroje sherbimet brenda afatit

Kompania e katert mobile ne Shqiperi, “Plus” do ofroje sherbimet brenda afatit

7391
30

Operatori i katërt i telefonisë celulare “Plus Communication Sha” siguroi sot se do të respektojë të gjitha afatet për ofrimin e shërbimit. Burimet zyrtare nga kompania deklaruan se kompania është në procesin e ngritjes së rrjetit për ofrimin e telefonisë së lëvizshme në përputhje me detyrimet dhe afatet e autorizimit individual.

Deri tani, PLUS ka investuar rreth 35 milionë euro dhe investimi pritet të arrijë shifrën prej 100 milionë euro deri në fund të vitit 2011.

Aktualisht, Plus Communication Sha ka nënshkruar mbi 150 kontrata për instalimin e antenave në mbarë territorin shqiptar; ka instaluar pajisjet në mbi 100 antena, dhe është në procesin e testimit të shërbimit në mbi 50 antena. Sinjali i PLUS mbulon qytetin e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Aeroportin e Rinasit, si edhe rrugët kombëtare në drejtim të Jugut (Fier, Vlorë, Gjirokastër) në drejtim të Veriut (Lezhë, Shkodër), në drejtim verilindor (Pogradec, Korçë), si edhe rrugën e re që lidh Shqipërinë me Kosovën. Lidhjet fizike të interkonjeksionit me operatorët e tjerë në treg, janë në procesin e testimit, dhe shumë shpejt klientët e parë të PLUS mund të përdorin shërbimet e plota të operatorit me te ri celular në tregun shqiptar (telefonatat, SMS, lidhjen me internet etj.). Moni Buchnik, CEO i “Plus” deklaron se pavarësisht vështirësive të hasura në ndërtimin e rrjetit, kompania ka arritur të gjithë objektivat në kohë, duke ruajtur parimin mbi ofrimin e cilësisë maksimale të shërbimit.

“Ne kemi kaluar fazën më të rëndësishme të ndërtimit të rrjetit, dhe aktualisht jemi vetëm në proces të testimit të të gjitha pajisjeve të vëna në punë, si edhe të testimit të cilësisë së mbulimit me sinjal. Aktualisht, sigurimi i një cilësie maksimale të mbulimit dhe të ofrimit të shërbimeve është prioriteti ynë. Falë ekspertizës së stafit, si edhe falë mbështetjes së plotë të Bordit Drejtues të Kompanisë (e sigurisht të të gjithë aksionerëve) po provojmë çdo ditë se hapat që kemi bërë që nga dita e parë e deri sot do të na çojnë në arritjen e objektivit tonë kryesor: Të bëhemi kompania lider në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri”, deklaroi Buchnik.

“Po ndërtojmë një kompani tërësisht shqiptare, gjë e cila i ka munguar tregut, pasi askush tjetër më mirë se shqiptarët nuk mund të kuptojë nevojat e tregut shqiptar”, tha Petraq Shomo, kryetar i Bordit Drejtues të kompanisë, si edhe përfaqësues i Asamblesë së Aksionerëve.

Ai shtoi se, që tani, përveç 200 punonjësve të PLUS, janë hapur fronte pune për më shumë se 40 kompani shqiptare që kanë marrë përsipër ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit apo edhe procese të tjera të biznesit.

Po kështu edhe kompanitë kryesore të furnizimit të teknologjisë, ndonëse të huaja, kanë punësuar staf shqiptar. Dhe më i rëndësishëm, sipas z.Shomo, është fakti që edhe të ardhurat e këtij biznesi, do të ri-investohen në Shqipëri, duke ndihmuar direkt apo indirekt forcimin e ekonomisë Shqiptarë.

Tjetër fakt i rëndësishëm është se të ardhurat e këtij biznesi, do të riinvestohen në Shqipëri, duke ndihmuar direkt apo indirekt forcimin e ekonomisë shqiptare. “Pa diskutim, do të provojmë shumë shpejt, se qëllimi i këtij biznesi nuk është thjesht fitimi, por kryesisht kontributi në të ardhmen e Shqipërisë”, shprehen drejtues të kompanisë.

30 COMMENTS

  1. Pershendetje! urime kompanis “PLUS” une jam e interesuar per nje vend pune si:OPERATORE TELEFONIKE pran KOMPANIS PLUS.Kam eksperjenc pune si operatore telefonie.Aftesi te mira ne shitjen e paketave tek abonenti. faleminderit per mirkuptimin. Me respekt Kermelinda.Diten e mir.

  2. Jam punonjese e filjalit te kompanise Interalbanian sha ne Ballsh. Jemi te interesuar per te bashkpunuar me ju, qe te behemi shperndares te sherbimeve tuaja.Nese dhe juve ju intereson kjo gje na ktheni pergjigje ju lutem.
    Gjithe te mirat

  3. urime paqi fate dhe sukses nesi ka mundesi jame i interusaure te dije si munde te porsise numer prane kompanise suaje pasi ketu ne krume nuke kame dijeni qe ju keni dyqane ,flm per mirkuptimin tuake

  4. cfar procedurash duhet te ndjek qe te lidh nje kontrate me kompanine tuaj per te hapur nje qender te kesaj kompnie ne veri apo ne qender te Shqiperise…si mund te informohem per kete gje?

  5. kerkoj te ofroj amient per kompanin tuaj ne qender te qytetit te Peshkopise gjithashtu exkluzivitet nga kjo kompani,si mundem tu kontaktoj me adrese ose nr. tel

  6. Pershendetje do te doja qe te me ndihmonit me adresen elektronike te kompanise “PLUS communication” Sh.a ne se do te ishte e mundur nga ana juaj.

    Me respekt Astriti

  7. numrat Plus tashme kane filluar te dalin ne treg dhe jane me prefiks 066. besoj ne pak kohe do dalin ne perdorim te gjere sepse priten te ulen shume tarifat. kompania eshte shqiptare dhe mendohet te kete tarifa te njejta si ne shqiperi dhe kosove.

  8. Kur do jet e mundur te komunikojme permes kesaj kompanije dhe a ka numra te rinje tani ne treg. Biles kam degjuar qe ka nje kontrat edhe me ptk keshtu qe a mund te perdor numrin e vales qe e kam meqe jam nga Kosova apo duhet marre numer plus qe te mund te komunikoj me Kosoven ,ju pershendes dhe ju pergezoj .

  9. per zonen veri – lindore te shqiperise Elbasan- PG KO a k andonje qender/ zyre kompania mobile PLUS ?
    Flm per mirekutimin dhe suksese kompanise tuaj

    me respekt
    Shpetimi Elbasan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here