Home Politike Takimi me Ramen, Merkel: “Do ju mbeshtesim ne marrjen e statusit”

Takimi me Ramen, Merkel: “Do ju mbeshtesim ne marrjen e statusit”

607
0

rama-merkelKryeministri Edi Rama ndodhet sot në kryeqytetin gjerman, Berlin, në kuadër të një vizite zyrtare.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku kryefjala ishin reforma dhe procesi i integrimit të Shqipërisë.
Merkel u shpreh se Gjermania po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

“Ne jemi informuar rreth angazhimit dhe entuziazmit që ndiqen këto procese, ndërtimi i një procesi juridik dhe pavarësia e drejtësisë. Ne po i ndjekim me intensitet këto zhvillime në Gjermani. Nuk është shumë e thjeshtë të ndjekësh një rrugë të tillë dhe kryeministri Rama na bëri shumë të qartë dhe na shpjegoi se kanë ndryshuar shumë gjëra”.

E pyetur rreth marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Merkel tha se pret që njihet dhe me raportin më të fundit të Komisionit Europian që pritet të bëhet publik në muajin Qershor.

“Ne u kemi dhënë perspektivën evropiane dhe në fund të një rruge të gjatë ne i trajtojmë rastet në bazë të Komisionit Evropian dhe ata na paraqesin gjendjen e punëve deri tani në Shqipëri. Në qershor do marrim raportin e ri dhe komisioni do ketë regjistruar përparimet dhe do e vendosim në vështrim pozitiv marrjen e statusit të vendit kandidat. Mos kini frikë se nuk do jepet, por raportet do e bëjnë të mundur që t’ua japim”.

Kurse pyetjes se, kur do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, Merkel la të hapur mundësinë se mund ta kryejë një të tillë dhe brenda këtij viti.
“Kryeministri më ftoi, por po të më pyesni pas një viti, unë do kem qenë në Shqipëri”.

Nga ana e tij, Rama vlerësoi rolin e Gjermanisë në Ballkan dhe në Shqipëri.

“Kënaqësi shumë e vecantë kjo vizitë dhe ky takim dhe dëshiroj ti shpreh mirënjohjen kancelares Merkel duke përfituar këtu nga rasti për ti thënë të gjithëve atyre që na ndjekin drejtpërdrejt në shqipëri se patëm një bashkëbisedim miqësor dhe shumë të ngushtësic tha kancelaria Merkel, lidhur me punët në Shqipëri, në rajon për të cuar më para procesin e integrimit evropian. Mirënjohje dhe gjithçka që Shqipëria bën gjithë këto vite dhe konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë në kulturën e sipërmarrjes së sektorit privat janë një mundësi dhe një kërkesë legjitime për të qenë më shumë prezent në rajon dhe sigurisht dhe në Shqipëri”.

Rama po ashtu siguroi kancelarin gjermane se, qeveria do të ecë në rrugën e modernizimit të reformave që garantojnë cilësi shërbimesh dhe përmirësim të jetës së shqiptarëve.
“Nga ana tjetër e sigurova kancelarin se qeveria jonë është e vendosur të ecë në rrugën e modernizimit dhe në reformat që do garantojnë cilësi shërbimesh dhe jete, në reformat që do garantojnë siguri në jetën e shqiptarëve. Ky është vetëm fillimi që Shqipëria do ecë përpara në rrugëtimin e Europës. Vendi ynë është në Europë dhe ne do bëjmë gjithçka, ditë pas dite që të meritojmë atë respekt dhe atë vend që shqiptarët aspirojnë dhe që në ndihmën e kancelares dhe partnerëve tanë e partnerëve gjermanë ne do t’ia dalim”.

Ndërsa nënvizoi gatishmërinë për inkurajimin e investitorëve gjermanë që të investojnë në Shqipëri, kancelaria Merkel theksoi nevojën e reformës në sistemin juridik.

“Për investitorët ka rëndësi siguria juridike. Ne ngulim këmbë tek reforma në sistemin juridik. Ne kemi shumë sipërmarrje të mesme në Gjermani që varen shumë nga fakti që ta investojnë kapitalin e tyre atje ku ofrohen kushte më të mira”- u shpreh Merkel.

Nga ana e tij kryeministri Rama garantoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të krijuar kushtet për tërheqjen e investimeve gjermane në Shqipëri.

Një ditë më pas kryeministri do t’i drejtohet Brukselit, ku është parashikuar një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim në BE, Stefan Fyle.

Kryeministri pritet të kthehet në Tiranë pasditen e 2 prillit, ku është parashikuar një takim me Xhonatan Moore, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili pritet të vijë nesër në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here