Home Sport Bayern dominon ndaj United, Atletiko tremb Barcen

Bayern dominon ndaj United, Atletiko tremb Barcen

540
0

SchweinsteigerBajerni ka vuajtur më shumë nga sa e priste në shtëpinë e Mançester Junajtid, teksa ka barazuar 1-1. Skuadra e Pep Guardiolës dominoi ashtu siç pritej, por ishin anglezët ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 58-të ishte Nemanja Vidiç që fitoi duelin me kokë dhe dërgoi “djajtë” në parajsë për disa minuta. Megjithatë, mjaftuan 8 minuta që bavarezët të balanconin rezultatin, pas një goli manual të Shvajnshtaigerit. Robeni avancoi me topin në këmbë deri në afërsi të zonës, pasoi për Riberinë, ky i fundit krosoi për Manxukiçin që uli bukur topin me kokë për Shvajnshtaigerin. Gjermani me një goditje të rrufeshme nuk i la asnjë shpëtim portierit De Gea. Një gol me vlera për Bajernin që mund të ishte ndëshkuar që në pjesën e parë, nëse Deni Uellbek nuk do tentonte të bënte “numra” me gjigantin Nojer. I vetëm përballë portierit bavarez, sulmuesi riosh i Mançesterit tentoi t’i bënte një parabolë duke ia kaluar topin sipër, por harroi se kishte të bënte me portierin kampion Europe dhe një ndër më të mirët sot në planet. Nojer nuk e pati të vështirë të devijonte topin me dorën e djathtë, duke mbajtur portën të paprekur. Bajerni u përpoq të shënonte golin e dytë në minutat e fundit të takimit, pasi Mançesteri nisi të linte shumë hapësira, por bavarezët nuk ia dolën dot. Në minutën e 89-të të ndeshjes, Shvainshtaiger u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli në dëm të Uejn Runit dhe e la ekipin e tij me 10 veta. Zëvendëskapiteni i Bajernit do të jetë një mungesë e rëndësishme në ndeshjen e kthimit, pasi mungon edhe Tiago Alkantara i dëmtuar. Duhet thënë gjithashtu se Mançesteri zhvilloi një ndeshje të mirë, jashtë parashikimeve.
ATLETIKO – BARCELONA

Barcelona barazoi 1-1 dje në transfertë kundër Atletikos në një ndeshje shumë të ndezur. Derbi spanjoll ka qenë më i luftuar nga Atletiko e Madridit që ka kaluar edhe i pari në avantazh. Barcelona u përpoq të dominonte lojën me sulme graduale. Në minutën e 56-të ishte braziliani Diego ai që kaloi Atletikon në avantazh pas një gjuajtjeje nga jashtë zonës. Topi u përplas fillimisht në tranversë dhe më pas kaloi vijën duke shtangur miqtë katalanas. Megjithatë, avantazhi zgjati vetëm 15 minuta, sepse Nejmar barazoi shifrat. Braziliani i Barçës shfrytëzoi një asist nga Iniesta dhe me një gjuajtje me të djathtën nga krahu i majtë i mesfushës e dërgoi topin poshtë në këndin e majtë duke befasuar portierin Kurtua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here