Home Politike Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën

Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën

859
1

rama-twitterAshtu sic kishte paralajmëruar kreu i opozitës Edi Rama nisi konferencën e parë për vitin 2013 në faqen e tij personale në rrjetin social, Twitter rreth orës 12:00.

Duke uruar një vit të mbarë, kreu i opozitës teksa ka kthyer përgjigjen e pyetjes së parë ku ka nënvizuar si prioritet të parë të PS-së për këtë vit, largimin e qeverisë me votë mbarëpopullore.

“Jam këtu. Vit të mbarë të gjithëve. Fillojmë. Jemi përballë një regjimi. Duhet një front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i parë është largimi i regjimit me votë mbarëpopullore”, shkruan Rama.

Duke iu përgjigjur ndjekësve të tij në Twitter, sesi do të realizohet shmangia e përsëritjes së skanarit të vjedhjes së votave lideri i së majtës, sqaroi se “sa më shumë njerëz të dalin në votim aq më pak shanse do ketë për manupilim”, u shpreh Rama teksa theksoi nevojën e realizimit të një koalicioni të gjerë nga e majta në të djathtë për rotacion, duke lenë rë hapur shtegun e bashkëpunimit me cdo forcë politike.

“Sot ndarja s’është majtas djathtas po regjim opozite! Opozita duhet të bëjë front të gjerë nga e majta në të djathte për rotacion”,- theksoi Rama.
Duke trajtuar cdo pyetje me pergjigje, ne fund te diskutimit online, Rama tha se tani eshte ne pritje te sugjerimeve. “Dhe njehere faleminderit te gjitheve. Ne afro 3 ore bera sa munda. Pres sugjerimet tuaja si mund ta veme ne jete me tej kete praktike kaq terheqese”.

Rama me këtë konferencë ndjek shembullin e presidentit amerikan Barack Obama dhe atij italian Mario Monti, i cili në fundjavë zhvilloi nje video-konferencë në Twitter.

21 JANARI, RAMA: DO I SHKOJ NË FUND DERI SA TË KEM FRYMË
Kreu i PS-së paralajmëroi se nuk do heqë dorë nga drejtësia mbi “21 Janarin”, zbardhja e të vërtetës dhe nxjerrja para përgjegjësisë së fajtorëve.

“Drejtësia për 21 Janarin është angazhimi im derisa të kem frymë, iu përgjigj Rama një komentuesi.

“BAJRABA”, RAMA: HAJDUTI SOT ËSHTË BERISHA
Rama i është përgjigjur edhe akuzave të PD-së në lidhje me kreun për cështjet sociale të PS-së Kosta Bajraba, i cili akuzohet nga drejtësia amerikane për vjedhje.

“Edhe njëherë: Problemi i shqiptareve s’është Barjaba që sot është para gjyqit, po hajduti biblik Baraba që sot është kryeministri shqiptar! Kryeministri kapet pas Barjabas si i mbyturi pas fijes se barit! Po e di dhe ai se halli i shqiptarëve sot s’është i akuzuari”, theksoi Rama.

“QEVERIA RAMA”: TRANSPARENCË PËR KONCENSIONET DHE PRONAT
Rama në përgjigjet e tij me ndjekësit në faqen e tij syrtare në Twitter dhe Facebook, shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2013, teksa bën publike se vendimet e para si kryeministër do jenë transparenca e koncensioneve dhe pronave.

“Në muajt që vijnë do të shpallim programin konkret të 100 ditëve të para. Dhe do ta nënshkruajmë si një kontrate me shqiptarët. Për ekskluzivitetin e kësaj konference mund të zbuloj një detaj: Aktet e Procesit të Transparences për Koncesionet dhe Pronat do jenë vendimet e para. Ne mandatin e pare do te hedhim themelet e forta te nje rruge te re pa kthim drejt Shqiperise si gjithe Europa”, shprehet Rama.

RAMA: PS E VETMJA PARTI QË KA NË PROGRAM CËSHTJEN CAME
Duke iu referuar debatit më të fundit për cështjen Çame dhe përpjekjeve të PDIU-së për funtjen e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë, Rama iu përgjigj interesit të një prej ndjekësve të tij në Twitter se: “Jemi e vetmja alternative reale qeverisese qe ceshtjen came e kemi futur ne programin tone qeverises.Te tjeret i kujtoi fushata!”, tha Rama.

RAMA: SPEKULIME TË TURPSHME MBI PASURINË TIME, S’JETOJ PËR PARA
Kryesocialisti Rama hodhi poshtë spekulimet dhe sulmet që Partia Demokratike ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit mbi pasurinë e tij. Duke i cilësuAr spekulime të turpshme, numri 1 i socialistëve tha se nuk jeton për pAsuri, por për të lënë gjurmë.

“Pasuria ime s’është 3 mijë EU, ky është spekulim i turpshëm. Kush me njeh e di qe paraja s’më ka lidhur kurrë pas vetes. S’jetoj për të bërë para, po për të mos ikur pa lenë gjurmë!”, shkruan Rama në Twitter.

ZGJEDHJET E 2013, RAMA: FRD TË CLIROHET NGA KOMPLEKSET, LSI TË ZGJEDHË NE
Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i PS-së i ka bërë thirrje Frymës së Re Demokratike të clirohet nga kompleksi se bashkimi me të majtët do të quhet “tradhti”, ndërkohë që ka vënë par dy zgjedhjeve LSI-në, duke i bërë ftesë të largohet nga aleanca me PD-në.

“FRD duhet të clirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Baraz largimi ndihmon regjimin! LSI duhet të zgjedhë: Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti të mirë per t’u ndare nga hija e nje te shkuare te palavdishme ne pushtet. ”, vlerësoi Rama.

RAMA: BASHA PO SHET TIRANEN
I pyetur se cfarë mendon për kreun e Bashkisë Lulzim Basha, Rama ka kritikuar punën e kryebashkiakut demokrat në infrastrukturën e rrugëve të kryeqytetit.

“Më kujton Tit Sojlin, marifetciun e rrugëve të Tiranës që gjente derdimene dhe u shiste cfarë nuk kishte!”, u përgjigj Rama.

PROGRAMI I PS, RAMA: BARAZI PËR TË GJITHË
Rama premtoi se programi i PS-së “Për një Rilindje Shqiptare”, është programi më i detajuar që një parti politike ka pasur ndonjëherë, teksa nënvizoi nevojën e ristrukturimit të disa sektorëve të ekonomisë.

“Programi ynë për një Rilindje Shqiptare do të jetë plani më i detajuar qeverisës që një parti ka pasur para zgjedhjeve në 22 vjet. Jemi angazhuar për uljen e taksës mbi energjinë në 6%. Por, fillimisht duhet të ristrukturojme sektorin. E jo disa paguajne disa jo!.- theksoi Rama.

RAMA: MBAN NË TWITTER KONFERENCËN E PARË TË SHTYPIT PËR VITIN 2013
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të zhvillojë sot konferencën së parë për shtyp të këtij viti në rrjetin social “Twitter”.

Në profilin e tij në Twitter, kryesocialisti kërkoi nga ndjekësit e tij të japin mendimet e tyre rreth kësaj ideje, reagimet dhe pyetjet që mund të kenë, për të vendosur më pas për zhvillimin e konferencës.

“Ide: A e bëjmë në Twitter konferencën e parë të shtypit për këtë vit, me pyetje nga të gjithë ju? Pres reagimet/pyetjet tuaja për ta vendosur”- shkruajti një ditë më parë Rama në profilin e tij.

Konferenca live në faqen zyrtare të kreut të opozitës në Twitter, pritet të mbahet sot në orën 12:00. Rama me këtë konferencë ndjek shembullin e presidentit amerikan Barack Obama dhe atij italian Mario Monti, i cili në fundjavë zhvilloi nje video-konferencë në Twitter.

1 COMMENT

  1. Sa per te qeshur qe je more Edvin….je shume shume per te qeshur e per tu gajasur….
    Te ben per te qeshur e gajasur, se te eshte mbushur mendja se dicka je…mos harro populli thote nje fjale te mencur: te te hyje vetja ne qef…! Ty te ka hyre, kjo duket sheshit, por nuk e mendoj dot dt 24 qershor, ate dite nuk do te te njohe as gruaja e fundit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here