Home Aktualitet Studimet në Itali, vizat më 18 gusht. Ambasada: Një javë kohë

Studimet në Itali, vizat më 18 gusht. Ambasada: Një javë kohë

660
0

Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar parë Ambasadës Italiane në Tiranë për një të drejtë studimi në universitetet e vendit fqinj do të mësojnë nëse mund të vazhdojnë universitetin apo jo, më 18 gusht. Ambasada njofton se duke filluar nga kjo datë kandidatët, që janë nën administrimin e saj mund të tërheqin dokumentet në mënyrë që të vazhdojnë më tej procesin e konkurrimit në universitete italiane. Kandidatët do të kenë në dispozicion rreth një javë për të tërhequr dokumentet. Ambasada Italiane siguron se asnjë maturant shqiptar që ka aplikuar për një të drejtë studimi në Itali, nuk do të ketë pengesa për shkak të vonesës së vizës. Në këtë mënyrë të gjithë ata studentë që kanë aplikuar edhe në universitete shqiptare edhe në ato italiane do të mësojnë nëse do të studiojnë jashtë Shqipërisë. Në të kundërt për këta maturantë mbetet mundësia shkollimit në një nga universitetet shqiptare publike, sipas përzgjedhjes së bërë në formularin A2.

Ministria italiane për Arsimin, Universitetin dhe Kërkimin, përgjegjëse për pranimet e studentëve në universitete përtej Adriatikut, në faqen e saj elektronike ka botuar të gjitha datat e provimeve që studentë e huaj (përfshirë edhe ata shqiptarë) duhet të japin. Kështu kjo ministri njofton se më 1 shtator të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në vendin fqinj do t’i nënshtrohen provimit të njohjes së gjuhës italiane. Praktika italiane e pranimit në universitete është e ndarë në dy pjesë: pjesa më e madhe e fakulteteve pranon kërkesën e studentëve pa i futur në një provim testimi, vetëm duke pasur dëshminë e njohjes së gjuhës italiane, ndërsa pjesa tjetër, që ka të bëjë me formimin në lëndë shkencore, përveç njohjes së gjuhës italiane i teston kandidatët para se të pranojë kërkesën e tyre. Në këtë kontekst, më 2 shtator të gjithë ata që kanë zgjedhur për të studiuar në degën e mjekësisë do të japin provimin për pranimin në degët e mjekësisë dhe të kirurgjisë, kurse për ata që kanë preferuar stomatologjinë (Odontoiatri dhe Protezë dentare), data e testimit është 3 shtatori.

Maturantët që kanë zgjedhur mjekësinë veterinare do të përballen me provimin e pranimit më 6 shtator dhe më 7 shtator do të jepet provimi i pranimit për programin e studimit të arkitekturës. Brenda datës 28 gusht aplikantët duhet të kenë dorëzuar në përfaqësitë diplomatike kërkesën për ndjekjen e studimeve, ku duhet të kenë përcaktuar dhe profilin e degës. Më 23 tetor përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për të drejtë studimi në Itali për vitin akademik 2010-11.

Datat e provimeve
Gjuha italiane 1shtator
Mjekësia dhe kirurgjia 2 shtator
Stomatologjia (Odontoiatri dhe Protezë dentare) 3 shtator
Mjekësi veterinare 6 shtator
Arkitektura 7 shtator

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here