Home Aktualitet Arrestohen disa persona, rekrutonin njerez per ne Siri.

Arrestohen disa persona, rekrutonin njerez per ne Siri.

541
0

terrorizemPolicia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar si terroristë, mes të cilëve edhe një imam xhamie. Personave iu gjetur armë zjarri që dyshohet se do i përdoreshin për luftën në Siri.
Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e re e Tiranës. Mësohet se hetimi për arrestimin këtyre personave ka zgjatur 9 muaj dhe se është kryer nga SHISH. Aksioni përvec Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera.

Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje.
Burimet e policisë kanë thënë deri tani se të arrestuarve u janë gjetur sasi të mëdha armësh, municioni dhe eksplozivi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here