Home Aktualitet Bashkim Dobrushi: “S’duhej t’i kisha lënë vajzat e mia”

Bashkim Dobrushi: “S’duhej t’i kisha lënë vajzat e mia”

133
1

edlira-dobrushi3Ndërsa ishte në Shqipëri kishte qenë i vëllai ai që e kishte telefonuar për t’i thënë se duhej të kthehej në Itali sepse e kërkonte policia. Kaq ishte gjithçka mori vesh Bashkim Dobrushi, 45 vejç, i ati i tre vajzave të vrara në Lecco të Italisë, të dielën e 9 marsit

Vetëm me tu rikthyer në qytetin ku jetonte prej 15 vitesh, mori vesh se tre vajzat e tij ishin vrarë nga nëna e tyre, ish-bashkëshortja e tij, nga e cila ishte divorcuar pak muaj më parë. Bashkimi do të merret sot në pyetje për të mësuar më shumë për motivet e këtij krimi, ndërsa trupat e të miturave pritet t’i nënshtrohen sot autopsisë. Mediat italiane shkruajnë se ka shumë mundësi që trupat e vajzave Simonës 14 vjeç, Keisi 10 vjeç dhe Sidni 3 vjeç, të nisen drejt Shqipërisë për tu prerë në banesën e fundit

“NËSE DO E DIJA, S’DO I LIJA VAJZAT KURRË”
“Edhe pse nuk vazhdonim më bashkë, nuk kishte probleme mes nesh. Mund t’i shihja vajzat e mia të mrekullueshme sa herë që doja. Nuk mund t’ia fal kurrë.” u ka thënë Bashkimi të afërmve të tij. “Ndiej pjesën time të fajit, pasi nëse do ta dija çdo të ndodhte, nuk do t’i kisha lënë kurrë.” shprehet i trishtuar Bashkimi

edlira-dobrushiNËNA E VIKTIMAVE JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Gjendja shëndetësore e Edlira Dobrushit, nëna e cila kreu krimin e trefishtë ndaj vajzave të saj. mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Edlira, ka pasur plagë në stomak, dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë në spital për 48 orët e ardhshme.

Ajo nuk ka pranuar të merret në pyetje nga policia, pas dëshmisë së dhënë ditën e krimit. Në vend të saj forcat blu italiane do të marrin në pyetje sot Bashkimin, babain e tre viktimave.

VËSHTIRËSITË EKONOMIKE E ÇUAN NË DEPRESION
Megjithatë, detaje të reja nga jeta e Edlira Dobrushit vijnë tashmë nga mediat italiane, në lidhje me jetën e saj, marrëdhënien me burrin, Bashkimin, dhe vendimin makabër që ndërmori duke u marrë jetën, siç i quante ajo, “engjëjve të saj”.

Ndarja nga burri, më 12 shkurt të këtij viti, dhe sidomos vështirësitë ekonomike, e kishin çuar Edlirën në një depresion nga i cili nuk dinte si të dilte. Të shtunën, një ditë para krimit, ajo nuk kishte dalë fare nga shtëpia. Nga dëshmitë e komshinjve, që ishin familjarizuar me përshëndetjet e saj kur çonte vajzat në shkollë, apo kur dilte për të bërë pazarin, mësohet atë ditë, makina e saj tip ‘Ford Focus’ kishte qëndruar gjatë gjithë kohës e parkuar para shtëpisë.

Të vetmin kontakt me botë jashtë mureve të shtëpisë ajo e kishte pasur atë ditë kur me ish të shoqin Bashkimin, i cili kishte ardhur për të përshëndetur vajzat përpara se të vinte për në Shqipëri për tu prezantuar të shtëpisë së tij, të fejuarën e re. Më e depresionuar se kurrë, pa teksa Bashkimi, puthte vajzat e tij, ndërsa vetë Edlira, u përshëndet me të formalisht.

GRINDJE MES PRINDËRVE PËR PAGESËN E SHKOLLËS SË VAJZËS
Madje, gjatë javës, siç raportojnë mediat italiane, ajo kishte pasur edhe një zënkë me të, lidhur me pagesën prej 230 eurosh për shkollën e Simonës. Bashkimi, mësohet t’i ketë thënë që ta paguane atë nga të ardhurat mujore prej 1100 eurosh që i jepte, çka i dha edhe tronditjen më të madhe.

TRISHTIMI I EDLIRËS, SHPREHEJ EDHE NË RRJETET SOCIALE
Trishtimi i saj ishte i qartë, aq sa edhe në profilin e saj në Facebook, kishte kohë që nuk postoheshin më fraza të lumtura, foto të qeshura me vajzat e saj. Sa më shumë që i afrohemi ditës së krimit, aq më shumë vëmë re, trishtimin që e kishte mbërthyer, në shprehjet e saj në rrjetet sociale. Më 3 mars, e motra e saj, Mimoza, se çfarë po ndodhte me të pasi kishte parë një postim të trishtë të saj në lidhje me fëmijët. Dhe përgjigja e saj kishte qenë, “po bëhem gjithnjë e më sentimentale…” Në të njëjtën ditë, ajo nxjerr edhe postimin e saj të fundit ku shkruan “Nuk duhet të gjykojmë jetën e të tjerëve pasi çdo person njeh vetëm dhimbjen e tij”.

Previous articleArrestohen disa persona, rekrutonin njerez per ne Siri.
Next articleRosie Huntington-Whiteley shfaq trupin e tonifikuar per linjen e re te M&S

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here