Home Bota Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, mbërrin në Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, mbërrin në Kosovë

739
0

kerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Kosovë për vizitë një ditore. Avioni me të cilin udhëton Sekretari Amerikan i Shtetit ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës në orën 14.50 minuta.

Ora 15:00

Kerry është pritur Kryeministri Isa Mustafa, ku ka biseduar disa çaste me të dhe pastaj kanë parakaluar para gardës së FSK’së.

Ora 14:30

Në aeroportin e Prishtinës, aty edhe ku është vendi i vetëm që do të ndalet sekretari Kerry, janë therritur vetëm kameramanët dhe fotoreporterët, por jo gazetarët.

Ata janë kontrolluar në detaje ndersa janë bërë gati të hynë brenda në sallën ku Kerry do të mbajë fjalim.

Këtë vizitë, para disa ditësh e paralajmëroi zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, i cili tha se Kerry do të udhëtojë në Belgjikë, Kosovë, Serbisë, Qipro dhe Greqisë. Zyrtari i lartë amerikan ditët e fundit ishte së bashku me presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin për ndryshimet klimatike në Paris.

“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje dypalëshe dhe rajonale”, ka thënë Toner.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në Radio Televizionin e Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, tha se me këtë vizitë, Kerry “e shpreh mbështetjen dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara për Kosovën”.

Më tutje, ai ka theksuar se në Prishtinë, Kerry do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin e parë, Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministrin tjetër, Branimir Stojanoviq.

Sipas ambasadorit amerikan, Kerry do të takohet edhe me të rinjtë e Kosovës që kanë marrë pjesë në programet arsimore dhe këmbimore amerikane dhe do ta mbajë një konferencë për gazetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here