Home Aktualitet Tjeter skandal ne gjyqesor, Stavri Kallco akuzohet se ka manipuluar provat

Tjeter skandal ne gjyqesor, Stavri Kallco akuzohet se ka manipuluar provat

581
0
stavri-kallco
Gjyqtari Stavri Kallço

­ Një tjetër person në Korçë denoncon kreun e trupës gjykuese të Apelit, Stravri Kallço se ka manipuluar provat në dhënien e një vendimi gjyqësor në shkelje të hapur me ligjin.

Gjergji Saliu thotë se kishte një çështje të hapur gjyqësore me gjyqtarin e shkallës së parë në Korçë, Markeljan Kuqo, pasi ky i fundit e kishte paditur për shpifje.

Por sipas tij, në kundërshtim me atë që përcakton ligji, gjykata e apelit, e kryesuar nga Stavri Kallço ka favorizuar palën tjetër duke dhënë vendimin në mungesë të të akuzuarit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Gjykata ka vendosur dëmshpërblim të gjyqtarit në vlerën 4 milionë lekë. Avokati mbrojtës shkon më tej, duke denoncuar se i gjithë sistemi gjyqësor në Korçë është i korruptuar, madje sipas tij asnjë avokat nuk merrte përsipër mbrojtjen Gjergji Saliut, pasi ky i fundit ishte paditur nga një gjyqtar i shkallës së parë në Korçë dhe vendimi sipas tij ishte më se i ditur.

Ndërkohë, avokati mbrojtës dhe klienti i tij në këto kushte thonë se do t’i bëjnë letër ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani që të vërë dorë në gjykatat e Korçës e që të nisë hetimi mbi vendimin e marrë nga gjyqtari Stavri Kallço.

Ndërkaq, ky është rasti i dytë i bërë publik, ku Gjyqtari i apelit ne Korçë Stavri kallço denoncohet nga qytetarët për vendime arbitrare dhe marrje rryshftesh.

Po ashtu, nëna e 27­ vjeçarit, Klement Hoxhallari, të vrarë një vit më parë, akuzon gjyqtarin Kallço, se la të lirë vrasësit e djalit të saj në këmbim të parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here