Home Aktualitet Arrestohet prokurori Haxhi Giu, mori 29 mije euro per te mbyllur çeshtjen

Arrestohet prokurori Haxhi Giu, mori 29 mije euro per te mbyllur çeshtjen

441
0

policiaPolicia e Tiranës ka arrestuar prokurorin Haxhi Giu, i cili ka qenë edhe ish-prokuror i çështjes së Azem Hajdarit. Aktualisht Giu ishte në detyrë në qytetin e Krujës, ku edhe u arrestua.

Arrestimi i tij vjen pas një hetimi dy mujor nga Prokuroria për Krimet e Rënda në bashkëpunim me Task Forcën në Policinë e Shtetit.

Policia raporton se Giu akuzohet për korrupsion aktiv pasi “dyshohet se ka marrë 29 mijë euro për mbylljen e një çështjeje në këmbim të uljes së masës së dënimit”,- thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË ZYRTAR I POLICISË

Arrestohet një Prokuror për korrupsion aktiv dhe një tjetër shtetas për korrupsion pasiv.

Më datën 02.12.2015, nga specialistët e Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi dy mujor, në kuadër të Operacionit policor “REFORMA” u bë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit e poshtë shënuar:

1- Haxhi Giu, 55 vjeç, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit gjyqësor Krujë së ndaj te cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë.

Më datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” të parashikuara nga neni 319/ç dhe 319 i Kodit Penal:

2- Aleks Shpori, 29 vjeç ndaj të cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendim datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësië ” të parashikuar nga neni 319 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të proçedimit penal të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllain e tij Gj. Sh nën hetim me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi ai në bashkëpunim me shtetasit I.R, A. B, B. Xh.P, A. B janë arrestuar në flagrancë më datën 29.08.2014 për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të komisariatit të Policisë Krujë.

Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu të cilit i ka ofruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllai e tij Gj. Sh.

Nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Sh, nga ana e prokurorit të cështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsh shuma prej 29.000 euro tek vëllai i tij Aleks Shpori.

Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambjente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Materialet ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësië ” të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 319 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Previous articleTjeter skandal ne gjyqesor, Stavri Kallco akuzohet se ka manipuluar provat
Next articleJa pse ne Europe nuk ka kompani gjigande si Google apo Facebook

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here